KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti në Austri: Duhet më shumë presion mbi Beogradin për nënshkrimin e marrëveshjes
Politikë

Kryeministri Kurti në Austri: Duhet më shumë presion mbi Beogradin për nënshkrimin e marrëveshjes

Kosova News
Kosova News 15:19 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri, në kuadër të panelit “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira”, ka thënë se më 27 shkurt në Bruksel është arritur marrëveshja bazike për njohjen defacto mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Kosova ka shtuar edhe Aneksin e zbatimit në Ohër, porse Serbia kishte refuzuar ta nënshkruante duke thënë se marrëveshjen e pranon në koncept, por jo edhe në përmbajtje.

Sipas tij kjo e vështirësoi situatën në terren.

Kurti ka thënë se duhet më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar.

“Kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve tanë dhe gazetarëve, pastaj rrëmbimi i policëve dhe në fund vrasja e policit kosovarë në Banjskë nga sulmi terrorist. Eskalimi ka ndodhur se përkundër marrëveshjeve gojore nuk ishte nënshkruar asgjë madje as në margjinat e Këshillit të Evropës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Serbia është fqinji më i madh për çka përbën edhe rrezik sigurie.

Ka shtuar se gjithashtu nevojitet edhe integrimi evropian.

Ka deklaruar se nënshkrimi i njohjes defacto, në mënyrë të dyanshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?