KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grantet për gratë, presidentja Osmani: Arritjet e grave po e riformësojnë sektorin e biznesit (VIDEO)
Politikë

Grantet për gratë, presidentja Osmani: Arritjet e grave po e riformësojnë sektorin e biznesit (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 13:29 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

53 biznese në pronësi të grave në mesin e tyre edhe pjestare të minoriteteve janë përfituese të grantit prej 530 mijë dollarëve. Kjo mbështetje është në kuadër të skemës së granteve të qëndrueshmërisë, ku përfshihen sektorë nga bujqësia, agrokultura dhe bukuria. Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë organizuar ceremoninë e nënshkrimit të këtyre granteve.

Presidentja Vjosa Osmani tha se ndarja e 53 granteve për bizneset e udhëhequra nga gratë, do të shërbejë për qëndrueshmërinë në këtë sektor.

“Arritjet e sipërmarrëseve gra në Kosovë nuk janë vetëm suksese individuale. Ato janë arritje kolektive që ngritin dhe fuqizojnë të gjithë shoqërinë tonë. Këto gra të jashtëzakonshme po thyejnë barriera në sektor tradicionalisht të dominuar nga burrat, duke prirë me praktika inovative dhe duke vendosur standarde të reja të cilësisë. Arritjet e tyre po e riformësojnë sektorin e biznesit, duke kontribuar drejt një kulture të barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Është konfirmuar tashmë gjerësisht se gratë jo vetëm që fuqizojnë bizneset dhe familjet e tyre, por edhe kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në përmirësimin e strukturës ekonomike dhe sociale të shtetit tonë. Angazhimi ynë për të përkrahur gratë në biznes dhe për të mbështetur të gjitha komunitetet në po të njëjtin synim mbetet i pa lëkundur”, deklaroi Osmani.

Shumë biznese në pronësi të grave, Osmani shtoi se u detyruan të mbyllen për shkak të pandemisë.

Megjithatë, ajo theksoi se ka një valë të re të bizneseve të reja në pronësi dhe menaxhim të grave.

Kryetarja e shtetit theksoi se mbështetja e USAID-it ka qenë dhe mbetet esenciale.

“Ndarja e granteve nga USAID për 53 biznese në pronësi të grave dhe biznese të udhëhequra nga gra e burra nga komuniteti jo-shumicë, është më shumë se një investim financiar. Është një shenjë besimi në aftësitë e jashtëzakonshme të sipërmarrësve tanë. Këto fonde do të shërbejnë si katalizator për rritje, inovacion dhe qëndrueshmëri të mëtutjeshme në secilin nga këta sektorë jetik të ekonomisë tonë”, shtoi Osmani.

Edhe drejtoresha e misionit të USAID-it, Mary Eileen Devitt tha se bizneset e vogla janë motori i shoqërisë. Sipas saj, shumë shpesh gratë dhe grupet e minoriteteve janë të përjashtuara.

“Gjatë katër vjetëve të ardhshme, USAID nën aktivitetin 5,7 milionë dollarësh të angazhimit ekonomik gjithëpërfshirës do të akordojë këto grante të cilat do të sigurohen në një sektor privat më gjithëpërfshirës duke rritur mundësitë ekonomike dhe duke fuqizuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe minoriteteve. Kjo skemë e fuqizimit do të ofrojë 530 mijë dollarë grante. Këto biznese zakonisht operojnë në fusha siç janë turshitë, frutat e thatë, e kështu me radhë”, u shpreh ai.

Drejtoresha ekzekutive të Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) , Nermin Mahmuti foli për rëndësinë e këtyre granteve për gratë sipërmarrëse.

Nga 53 ndërmarrjet që kanë qenë përfituese të këtij granti, 40 prej tyre janë në pronësi të grave dhe 13 të tjera në pronësi të minoriteteve. 

Gjithashtu lexoni:

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, falënderon nga zemra Kryeministrin Kurti për ndarjen e 580 mijë eurove për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Pacolli i përgjigjet Paris Gurit: Kërkoja Devollit 62.6 milionë euro, jo mua 200 mijë të “rrejshme”

Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Limaj: Po angazhohem për të gjetur një zgjidhje për krizën politike

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, falënderon nga zemra Kryeministrin Kurti për ndarjen e 580 mijë eurove për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës
14:19 -09/07/2025
Pacolli i përgjigjet Paris Gurit: Kërkoja Devollit 62.6 milionë euro, jo mua 200 mijë të “rrejshme”
13:50 -09/07/2025
Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik
13:43 -09/07/2025
Zyrtare, Muriqi te Mallorca deri në vitin 2029
13:14 -09/07/2025
Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot
12:57 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?