KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët në Serbi mendojnë se njohja ‘de facto’ e Kosovës ka ndodhur
Politikë

Analistët në Serbi mendojnë se njohja ‘de facto’ e Kosovës ka ndodhur

Kosova News
Kosova News 20:25 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Serbi, shumica e serbëve mendojnë se Kosova është e humbur, por 60 për qind të tyre janë kundër njohjes së pavarësisë. Megjithatë, derisa nuk pritet të ketë njohje zyrtare, me njohjen e elementeve të shtetësisë si pasaportat apo letërnjoftimet, analistët deklarojnë se Serbia faktikisht duhet të merret me problemet e jetës së përditshme.

Lidhur me kërkesën e Perëndimit që Serbia ta njohë de facto Kosovën dhe refuzimin e Beogradit zyrtar, ekspertët thonë se kur është fjala për pranimin e ekzistencës së Kosovës, Serbia ka bërë shumë në mënyrë konkrete.

“Kemi një situatë ku shumica në Serbi beson se Kosova është e humbur, por mbi 60 për qind janë kundër çdo njohjeje të pavarësisë së Kosovës. Prandaj, një njohje zyrtare nuk do të ndodhë gjatë jetëve tona. Megjithatë, Serbia ka bërë shumë, ka njohur pasaportat, letërnjoftimet, kështu që i njeh veçoritë e shtetësisë së Kosovës dhe mendoj se ky është maksimumi që mund të presin autoritetet në Prishtinë nga kjo qeveri nacionaliste dhe ndoshta ndonjë tjetër, madje pak më liberale”, ka theksuar Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështjet Evropiane në Beograd.

Atmosfera në Serbi në lidhje me Kosovën më së shpeshti ndikohet nga çështja e njohjes së mundshme, ndërsa benifitet e normalizimit po mbesin në prapavijë. Ekspertët mendojnë se është e nevojshme rikthimi i jetës së përditshme.

“Kemi një atmosferë shumë të vështirë si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për vetë shqiptarët. Është një atmosferë e rëndë që ua bën jetën të mjerë dhe i pengon të kthehen në përparim, zhvillim, kërkim të zgjidhjeve të mira për jetën e përditshme, kjo kërkon energji dhe Kosova në fakt mbahet në një lloj geto, që nuk është e mirë, asgjë e mirë nuk mund të dalë prej saj”, ka theksuar Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

E përderisa palët janë të ftuara të vazhdojnë dialogun, një pjesë e opinionit në Beograd vlerëson se mungon vizion politik për pajtimin, sepse sa herë rriten tensionet gjithçka që është rënë dakord ndërpritet dhe shkon mbrapsht, ndërsa njerëzit jetojnë në dilemën nëse do të humbasin edhe një vit. /RTK/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?