KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » QKMF në Drenas brenda muajit u vizitua dy herë nga policia e krimeve ekonomike, komuna lejoi një operator pa licencë që të ofrojë shërbime për qytetarët
Shëndetësi

QKMF në Drenas brenda muajit u vizitua dy herë nga policia e krimeve ekonomike, komuna lejoi një operator pa licencë që të ofrojë shërbime për qytetarët

Kosova News
Kosova News 20:03 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas pretendojnë se QKMF-ja “Hafir Shala” është vizituar dy herë brenda muajit nga policia e krimeve ekonomike, teksa thonë se komuna ka lejuar një operator pa licencë që të ofrojë shërbime për qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, nga dega e LVV-së në Drenas theksojnë se kontrata e cila nuk është realizuar është “Kujdesi socio-shëndetsor shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Drenasit” nga operatori “Kosovamed Health Care sh.p.k”.

Sipas tyre, ka dyshime se kësaj kompanie i është pezulluar licenca dhe rreth 15 punëtorë kanë mbetur pa punë.

“Sipas informacioneve tona QKMF “Hafir Shala” në Drenas vetëm brenda këtij muaji është vizituar dy herë nga policia e krimeve ekonomike, herën e fundit nën dyshimet se ka keqpërdorim dhe mosrealizim të kontratës ‘KUJDESI SOCIO-SHENDETESOR SHTEPIAK DHE AMBULATOR PER QYTETARET E KOMUNES SE DRENASIT’ nga operatori ‘Kosovamed Health Care sh.p.k’. Komuna e Drenasit kishte nënshkruar kontratë me këtë kompani me datë 18.06.2021 në vlerë prej 372,600.00€, kontratë kjo e vlefshme për tri vite, sipas burimeve tona shërbimet e kërkuara sipas paramasës nuk janë ofruar as në numër e as në cilësi sipas kritereve të përcaktuara. Ekzistojnë dyshime se për mosrealizim të kontratës dhe dyshimin se kompania nuk ka licencë rasti i kësaj kompanie po trajtohet edhe nga inspektorati shëndetësor dhe sipas informacioneve që kemi ka dyshime se kësaj kompanie i është pezulluar licenca duke lënë kështu të papunë rreth 15 punëtorë dhe mijëra qytetarë të Drenasit pa shërbime shëndetësore”, thuhet në postimin e tyre.

Tutje thuhet se për këto dyshime të publikuara nga ta, komuna e Drenasit dhe menaxhmenti i QKMF-së duhet të japin përgjegjësi.

“Burimet tona konfirmojnë se menaxhmenti i QKMF-së në Drenas i ka njoftuar për lirimin nga puna këta punëtorë dhe të njëjtëve u ka thënë se ditët në vijim komuna do të marr një vendim për ta. Nëse dyshimet e përmendura janë të vërteta komuna e Drenasit dhe menaxhmenti i QKMF-së duhet të japin përgjegjësi se pse kanë lejuar që një operator pa licencë të ofroj këto shërbime për qytetarët e Drenasit dhe pse nuk kanë marrë masa nëse shërbimet e ofruara nuk kanë qenë sipas paramasës dhe kontratës së nënshkruar. Veç tjerash ekzistojnë dyshime se nga operatori i lartpërmendur është fryrë edhe numri i vizitave të realizuara në terren. Për këto probleme, komuna e Drenasit ka pasur informacione dhe sinjalizime të herë pas hershme asnjëherë nuk janë marrë masa në zbatimin e plotë të kësaj kontrate”, thonë nga LVV-ja, dega në Drenas.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Kosova News 11/11/2023 11/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?