KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia e sulmon Kievin dhe rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës
Botë

Rusia e sulmon Kievin dhe rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës

Kosova News
Kosova News 13:16 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia e ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe rajonet e afërta të tij për herë të parë pas një pauze pothuajse dymujore të shtunën, thanë zyrtarët ukrainas.

Po ashtu, forcat ruse i vazhduan sulmet me dronë në lindje dhe jug të Ukrainës.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kiev, tha se Rusia e sulmoi kryeqytetin me një raketë balistike rreth orës 8:00 mëngjesin e së shtunës.

“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditëve, armiku i ka rinisur sulmet raketore në Kiev”, tha Popjo në Telegram të shtunën.

“Raketa dështoi të arrijë në Kiev, mbrojtja ajrore e rrëzoi atë sapo iu afrua kryeqytetit”, shtoi ai.

Popko tha se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme të mëdha në kryeqytet.

Ruslan Kravchenko, guvernatori rajonal i rajonin qendror të Kievit, tha se pesë shtëpi private dhe disa ndërtesa komerciale në atë zonë u dëmtuan. Ai tha se dy raketa ruse ranë në një fushë mes vendbanimeve, shkruan REL.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi edhe 19 dronë iranianë, Shahed, nga 31 sosh që forcat ruse i përdorën për t’i sulmuar rajonet jugore dhe lindore gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Oleh Kiper, guvernatori rajonal i Odesas, tha se rajoni jugor u sulmua me raketa dhe dronë të premten në mbrëmje dhe pasmesnatës. Tre persona u plagosën dhe objektet infrastrukturore te portit u dëmtuan si pasojë, shtoi ai pa dhënë ndonjë hollësi shtesë.

Rusia i ka rritur bombardimet në portet e Ukrainës, përfshirë në Odesa, dhe në infrastrukturën e drithërave prej se Moska u tërhoq nga marrëveshja e Detit të Zi për drithërat, e cila ishte arritur gjatë luftës për të mundësuar eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja pezullon ndihma të fuqishme ushtarake për Ukrainën

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë

Kosova News 11/11/2023 11/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Kraki i LVV-së: Komisioni – teknicialitet, do t’i kërkojmë sërish mendim Kushtetueses
12:35 -03/07/2025
Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV
12:26 -03/07/2025
Presidentja Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut Backes
12:22 -03/07/2025
Krasniqi: PDK-ja sot dorëzon rast të ri në Kushtetuese
12:14 -03/07/2025
Osmani vazhdon takimet me Baljen
12:13 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?