KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti në Francë: Shumica nga kryesit e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë (VIDEO)
Politikë

Kryeministri Kurti në Francë: Shumica nga kryesit e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 10:50 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Francë gjatë fjalës së tij ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Gjatë fjalimit të tij në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, shefi i ekzekutivit ka thënë se grupi terrorist i financuar nga Serbia më 24 shtator ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të situatës dhe të krijojë kaos më të madh.

“Më 24 shtator, patëm një lloj sulmi të një grupi terrorist në veri afër një manastiri në Banjskë, ku vdiq një rreshter policor. Sigurisht ky grup i mbështetur nga Serbia ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të një mase më të madhe, si pretekst që ushtria serbe të hyjë në Kosovë, pasi kemi 48 baza ushtarake serbe afër kufijve tanë, gjysma e ushtrisë e gjysma e xhandërmarisë serbe. ShBA-ja tha se kjo është e papranueshme dhe se duhet të tërhiqen të na sjellin te një situatë më paqësore”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se shumica nga kryesit e këtij akti terrorist janë të lirë dhe se vendi duhet të ketë kujdes nga këto grupe që siç thotë ai duan t’i ngjajnë grupit, Wagner.

“Megjithatë, kryesit e këtij akti terrorist, shumica dërmuese janë të lirë në Serbi, përfshirë liderin e atij grupi, Milan Radoiçiqi, i cili ka pranuar publikisht që ai e ka udhëhequr këtë sulm, por që është arrestuar dhe liruar pas pak orësh në javën e parë pas këtij sulmi. Për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që duan t’i ngjajnë Wagnerit, që duan të shkaktojnë destabilizim, ndërsa në anën tjetër duhet të fokusohemi kryesisht tek situata gjeopolitike ku nuk kemi kurrfarë alternative, sepse nuk duam të kemi alternativë përveç BE-së dhe NATO-s”, ka theksuar Kurti.

Më tutje, Kurti tha se Rusisë i kanë pëlqyer shumë përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit, të cilat sipas tij, kanë efekt përhapës në kuptimin e largimit të vëmendjes nga agresioni që Rusia e ka filluar para dy vitesh në Ukrainë.

“Dhe gjëja e fundit që dua të përmend është fakti që në secilin konflikt me të cilin ballafaqohemi sot, Rusia e Irani s’janë as pasivë e as jashtë atij konflikti. Këto luftërat hibride nuk kanë kufizim tokash. Kudo që shohim një konflikt të ri që lind, ka disa fuqi e superfuqi që duan ta shohin atë konflikt në flakë, kanë punuar paraprakisht, e gëzojnë atë aktualisht dhe pastaj investojnë që ashtu të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka vijuar ai.

Kryeministri Kurti kthehet në Francë, pjesë e diskutimit “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Arrestohet një huligan serb në Zveçan, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?