KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Ndihmat miliardëshe të BE-së, në pikëpyetje nëse s’ka përparim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Politikë

Hovenier: Ndihmat miliardëshe të BE-së, në pikëpyetje nëse s’ka përparim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 22:56 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, në një intervistë për Atlantic Council, është pyetur edhe për atë nëse do të ketë pasoja në qoftë se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të vonohen edhe më shumë dhe të mos bëjnë përparim në implementimin e marrëveshjeve dhe obligimeve.

Hovenier ka thënë se do të ketë humbje të mundësive, duke rikujtuar që Scholz, Macron dhe Meloni në qëndrimin e tyre të përbashkët kanë folur për pasoja pa i specifikuar, meqë s’duan që të duket si kërcënim.

“Do të ketë humbje të mundësive. Nëse e lexon qëndrimin e Scholz, Maron dhe Meloni ata flasin për të përparësitë nëse ecet përpara dhe për pasoja nëse nuk ndodh. Aty s’janë specifikuar, sepse s’duam që të duken si kërcënime”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje ka shtuar se nga vetë zbatimi i marrëveshjeve ka përparime, duke përmendur me radhë pikat e marrëveshjes.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka përmendur edhe “Planin e Rritjes” të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për diku 6 miliardë euro që planifikohen të investohen në rajon, dhe se përfitimi nga to do të jetë i mundur nëse procesi i normalizimit do të ecë përpara, por do të vihet në pikëpyetje nëse s’do të ketë përparim.

“Ursula Von Der Lyen sapo ishte në rajon për të folur për “Planin e Rritjes” për investim të rreth 6 miliardë eurove në rajon për mbështetje të qëndrueshme. E gjithë kjo është e mundshme derisa normalizimi lëviz përpara, por e gjithë kjo vihet në pikëpyetje nëse ka ngecje. Këshilla jonë për Kosovën është që të mos lejojë stagnimin”, ka potencuar ambasadori Hovenier.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?