KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari: Opozitën po e pengojnë puna e vendimet e mira të Qeverisë
Politikë

Hajdari: Opozitën po e pengojnë puna e vendimet e mira të Qeverisë

Kosova News
Kosova News 21:49 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Opozita ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Investime të Qëndrueshme, të cilin Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e vlerësoi si progres për Kosovën. Përmes një statuti në profilin e saj në Facebook, ministrja Hajdari ka deklaruar se opozitën e pengojnë puna dhe vendimet e mira të Qeverisë.

“Se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, i miratuar në Kuvend më datë 19 tetor, do të duhej të na e thoshin ata, por kuptohet qartë se ata nuk i pengon ligji në fjalë por puna dhe vendimet e mira të kësaj Qeverie, prandaj as s’kanë çfarë të thonë, por vetëm të na vonojnë investimet e qëndrueshme në pritje për të sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim të denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar Hajdari.

Ajo sqaroi ligjin të cilin opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, sipas të cilit Kosova nxit dhe mbron investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme, në përputhje me këto instrumente:

“1.1. Parimet e investimit të përgjegjshëm, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara; Rezolutën 71/313 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara;

1.2.Deklarata dhe vendimet për investimet ndërkombëtare dhe ndërmarrjet shumëkombëshe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)”, ka sqaruar mes tjerash ministrja Hajdari.

Po kështu,sipas saj,  ky ligj është në përputhje edhe me Rregulloren (BE) 2019/452 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian, e 19 marsit 2019, për themelimin e kornizës për verifikimin e investimeve të huaja direkte në Bashkimin Evropian.

“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve vendore, të huaja dhe nga diaspora, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ligji për Investime të Qëndrueshme parasheh mbrojtjen dhe sigurinë ndaj investitorëve, shqyrtimin e kujdesshëm të investimeve në sektorët prioritarë, kolegjin e Apelit, kujdesin pasues ndaj investitorëve dhe përzgjedhjen e veçantë të investitorëve”, vuri në dukje ministrja Hajdari.

Tutje, ajo shtoi se ky ligj parasheh rritje të kapaciteteve institucionale të shumëfishta që do të trajtonin aspektin e mbështetjes së bizneseve në përgjithësi dhe promovimin e investimeve në veçanti.

Me Ligjin për Investime të Qëndrueshme, vë në dukje ajo, investitori i huaj ka të njëjtat të drejta dhe detyrime ligjore sikurse investitorët vendorë duke iu nënshtruar legjislacionit vendor dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës.

Tendenca për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji, theksoi ajo, përveçse do të ketë ndikim negativ të drejtpërdrejtë tek bizneset dhe tërheqja e investitorëve të huaj, po ashtu do të pamundësojë zbatimin e reformave në përputhje me kërkesat e BE-së.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Arrestohet një huligan serb në Zveçan, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?