KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian, VV-ja bëhet anëtare e saj
Politikë

Kryeministri Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian, VV-ja bëhet anëtare e saj

Kosova News
Kosova News 16:35 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Malaga të Spanjës pasi është pritur mbrëmë në Pallatin Elysse nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes Kurti ka shkuar atje , në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) ku subjekti që drejton ai është bërë anëtar i kësaj partie.

Krei i VV’së aty ka mbajtur edhe një një fjalim ndërsa Vetëvendosje thotë se “anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”.

Kurti ka udhëtuar në Francë në Forumin e Paqes i ftuar nga Presidenti i Francës. Dje, atje, me bashkëshorten e tij është pritur nga Presidenti Macron ndërsa gjatë ditës ka takuar ekonomistin Thomas Piketty si dhe ka vizituar Shkollën Normale Superiore. Në Paris po qëndron edhe Ndihmëssekretari i Shtetit James O’Brien i cili ka lajmëruar një takim me Kurtin.

Postimi i plotë:

“Lëvizja VETËVENDOSJE! bëhet anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë – PES

Sot, në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) – që po mbahet në Malaga të Spanjës për hir të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024 – me votë të anëtarëve iu dha drita e gjelbërt anëtarësimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje politike të rëndësishme.

PES është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin ‘’Socialistët & Demokratët’’ (S&D).

Pas fjalës hyrëse së Kryetarit të PES dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven mbi sfidat e Europës, Kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, iu drejtua delegatëve të partive anëtare me një fjalë përshëndetëse, ku theksohej progresi  i përgjithshëm i Kosovës, por edhe kohën e rëndë që përjeton Evropa.

Anëtarësimi i Lëvizjes në këtë organizatë është një tjetër përparim në marrëdheniet ndërpartiake e ndërkombëtare, që do ta ndihmojë subjektin tonë në realizimin e synimeve dhe të programit progresist.

Ky anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje.”.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?