KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafa: Nuk i besoj LDK-së që nuk e ka parë draftin e Asociacionit
Politikë

Mustafa: Nuk i besoj LDK-së që nuk e ka parë draftin e Asociacionit

Kosova News
Kosova News 14:27 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se beson që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa në një deklarim për media pas tryezës shkencore “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është shprehur i bindur se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka konsultuar draftin sikurse edhe të gjithë krerët e opozitës që ishin në takim me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur arsyeje që dikujt të ia prezantojë dokumentin e dikujt jo.

“Draftin nuk e kam parë dhe është keq që nuk është parë ai draft jo nga unë, por duhet ta shohin deputetët dhe partitë opozitare të cilat po potencojnë që nuk e kanë parë sepse duan që të mbulohen për shkak të përgjegjësisë që e kanë, mendoj që të gjitha partitë opozitare e kanë parë draftin. Sepse nuk ka mundësi që në takim Lajçaku të zgjedh se kujt të ia prezantojë e kujt jo draftin. Nuk i besoj as Hazirit e as LDK-së që nuk e kanë pa draftin”, është shprehur Mustafa, raporton EO.

Sipas tij, çdo ndryshim e plotësim i bërë sa i përket draftit të Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Marrëveshje personale nuk ka, ka nënshkrim personal sepse marrëveshja e viti 2015 është ajo që siguron që statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e mira e asaj marrëveshje është që një gjë të tillë e ka pranuar Serbia, ka pranuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, vlerësimi i statutit jo vetëm në fazën e prurjes së tij, por edhe në të gjitha ndryshimet dhe plotësimeve ato duhet të i nënshtrohen të njëjtës procedurë dhe është një e arritur mjaftë e madhe që duhet ta shfrytëzojë edhe Qeveria edhe Kurti por jo vetëm të shfrytëzoj që të mbulohet me Gjykatën Kushtetuese por që të i bëjnë të gjitha përpjekjet që statuti që shkon në Gjykatën Kushtetuese të jetë plotësisht në harmoni me Kushtetutën”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?