Politikani spanjoll i krahut të djathtë Alejandro Vidal-Quadras, është dërguar në spital pasi është qëlluar me armë zjarri në rrugë, raporton agjencia “AP”.
Policia e Madridit ka treguar se politikani është qëlluar në fytyrë rreth orës 13:30 të enjten dhe u dërguar në spital i vetëdijshëm.
Vidal-Quadras 78-vjeçar për kohë të gjatë ishte anëtar i partisë konservatore spanjoll, Partia Popullore, ishte lider rajonal i saj në Kataloni dhe ishte anëtar i Parlamentit Evropian para se të largohej e të ndihmonte në themelimin e partisë së ekstremit të djathtë Vox. Ai u largua nga Vox pak kohë pasi dështoi të fitonte ulëse në Parlamentin Evropian në vitin 2014.
Policia po i heton rrethanat.
Presidenti i partisë Vox, Santiago Abascal, beson se jeta e Vidal-Quadrasit nuk është në rrezik.
“Fal Zotit ai është jashtë rrezikut”, tha Abascal.
Presidenti i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, ka dënuar sulmin dhe i ka uruar shërim të shpejt Vidal-Quadrasit.


