Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla ka takuar ambasadoren e Maltës, Juliana Scerri Ferrante ku kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit në vend si dhe për synimin e Kosovës për antarësim në organizatat ndërkombëtare.
Në këtë takim, po ashtu është ritheksuar rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës, për investime ekonomike dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.
“Ministrja Gërvalla takoi ambasadoren e Maltës
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Zëvendësministrin Ahmeti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Republikës së Maltës, znj. Juliana Scerri Ferrante.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadoren rreth progresit të madh që vendi ka arritur në zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Po ashtu u diskutuan synimet e Kosovës për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Scerri Ferrante, në mbyllje të takimit, theksuan përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, rritjen e mundësive të investimeve ekonomike dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme.

