KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Azemi i LVV-së: Prokuroria më ngriti aktakuzë për një postim në Facebook, kurse shokët e Radoiçiqit i liron
Politikë

Azemi i LVV-së: Prokuroria më ngriti aktakuzë për një postim në Facebook, kurse shokët e Radoiçiqit i liron

Kosova News
Kosova News 21:53 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë, kundër zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka dhe ish-asamblistit të po kësaj partie, Egzon Azemit.

Aktakuza është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Azemi ka shprehur mospajtimin ndaj kësaj aktakuze, duke e quajtur si qesharake, pasi sipas tij, është e tepërt për një postim në rrjete sociale.

“Në fakt jo nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar, në sot gjatë ditës jemi njoftuar nga mediat dhe deri më tash nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar nuk e kemi pranuar. Rreth një muaj më parë kemi pasur festë prej Prokurorisë për një intervistim rreth kësaj çështjeje, që me të thënë të drejtën mundem lirisht ta quaj qesharake, pasi po bëhet fjalë për një postim në rrjetet sociale në Facebook”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kjo aktakuzë është pasojë e një postimi në Facebook, ku është postuar një grafit që shkruhej një thënie e një prej heronjve kombëtarë të Kosovës.

“Rreth një muaj më parë kemi pasur festë prej Prokurorisë për  një intervistim rreth kësaj çështjeje, që me të thënë të drejtën mundem lirisht ta quaj qesharake, pasi që po bëhet fjalë për një postim në rrjetet sociale, në Facebook, e aq më tepër po bëhet fjalë për një grafit, ku shkruhet një thënie e një prej heronjve tonë kombëtarë që si fotografi ka qenë në Prishtinë qe diku më shumë se 10 vite. Dhe për një postim të asaj fotoje apo grafiti, ka filluar e gjithë kjo procedurë dhe madje është ngritur kjo aktakuzë”, ka thënë ai.

Azemi po ashtu ka shprehur dyshimet e tij ndaj Prokurorisë Speciale dhe ka akuzuar atë se nuk ka pasur aktakuza ndaj serbëve për krime që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar se PSRK ka liruar këta individë që janë akuzuar për vepra kriminale të rënda.

“Është qesharake se si mundesh me nxitë urrejtje ndaj dikujt që as nuk e njeh e as nuk e di kush është, përmes një thënie nga një prej heronjve kombëtarë, nëse Prokuroria Speciale që nuk  e ka kryer punën e vet në asnjë rast në veri të Kosovës, as nuk ka pasur aktakuza të ngritura ndaj Radojçiqit për gjithë ato krime që kanë ndodhur në veri deri tash, edhe para rastit në Basnjkë, madje i ka liruar edhe me shumë të hollash pothuajse të gjithë kriminelët serbë të arrestuar për trazirat dhe sulmet e fundit që i kanë pasur edhe ndaj Policisë, por edhe ndaj gazetarëve e mediave e po ashtu ushtarëve te KFOR-it. Nuk i ka dënuar asnjëherë për shumë keqpërdorime të tjera”, ka deklaruar Azemi.

Në fund të deklaratës së tij, Azemi ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur ftesës nga Prokuroria, por ka akuzuar PSRK-në se po tenton të censurojë kritikat ndaj veprimtarisë së tyre.

“Ja pra cili është rezultati sot po ngritët aktakuzë për një postim në rrjete sociale, dhe pikërisht e njëjta Prokurori, pra Prokuroria Speciale, po e liron një terrorist serb, një shok të Radojçiqit, një kriminel që e lufton shtetin e Kosovës, po lirohet nga e njëjta Prokurori dhe ndaj kujt po ngritët aktakuzë, ndaj dy të rinjve që e kanë bërë një postim në Facebook, me një thënie të një prej heronjve tanë kombëtarë. Do t’i përgjigjemi ftesës, mirëpo nëse Prokuroria po tenton të na mbyllë gojën dhe të mos i theksojmë këto dështime të tyre me këto veprime le ta dijë se kanë hasur në adresë të gabuar”, ka deklaruar tutje ai./rtvd

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?