KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spahiu: Kurti nuk e jep Asociacionin pa e marrë në këmbim njohjen
Politikë

Spahiu: Kurti nuk e jep Asociacionin pa e marrë në këmbim njohjen

Kosova News
Kosova News 21:33 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti politik dhe profesori, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk duhet të ndodhë pa njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Spahiu ka theksuar se Asociacioni duhet të kuptojë se është një mjet për të arritur njohjen dhe se deri sa flamuri i Kosovës nuk ngrihet në Beograd, sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk ka kuptim.

Ai ka thënë se kjo është një përpjekje që përfshihet në planin franko-gjerman, dhe se ky plan duhet të zbatohet me vendosmëri ose të braktiset.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje Qeverisë së kryeministrit Kurti të mësojë nga gabimet e qeverive të mëparshme dhe të mos i përsërisë ato, duke theksuar se përsëritja e gabimit është më e madhe sesa gabimi paraprak.

“Asnjëra nuk duhet, as Asociacion as zgjedhje nuk duhet të kemi. Asociacioni duhet me kuptu që është çmim për njohje dhe deri në momentin kur të nuk ngritët flamuri i Kosovës në Beograd, nuk ka pse të krijohet Asociacioni. Ai është në planin franko-gjerman, dhe plani ose zbatohet ose nuk zbatohet. Kjo qeveri duhet të ketë mbledh mend nga qeveritë paraprake të mos i përsërisë gabimet e atyre sepse përsëritja e gabimit është më e madhe sesa gabimi paraprak”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Spahiu më tej ka përmendur ish-udhëheqësit e tjerë të Qeverisë së Kosovës, të cilët sipas tij, ata kanë thënë se janë mashtruar nga partnerët ndërkombëtarë, dhe që kanë pritur njohjen e Kosovës duke i ndjekur planet që u janë propozuar në dialog me Serbinë.

Ai ka shprehur besimin e tij se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, me përvojën e tij politike, nuk do të kryejë një tradhti kombëtare, duke krijuar Asociacionin pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nëse Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Haradinaj mund të thonë se na kanë mashtruar, ju kemi besuar amerikanëve edhe falas e kemi zbatuar Planin e Ahtisarit, edhe kemi prit që me e marrë njohjen, në fund qenkemi tradhtuar. Kjo gjë nuk lejohet për Kurtin sepse e ka përvojën e tyre më përpara, edhe unë mendoj që ai nuk e jep Asociacionin pa e marrë në këmbim njohjen. Njohje është kur ngritët flamuri i Kosovës në Beograd… Plani franko-gjerman e parasheh njohjen de-facto edhe de-juro, edhe evropianët e kanë thënë këtë”, ka deklaruar Spahiu.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?