KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksioni vazhdon edhe sot, konfiskohen rreth 60 telefona nga “Fita Service” me vlerë të 50 mijë eurove
Ekonomi

Aksioni vazhdon edhe sot, konfiskohen rreth 60 telefona nga “Fita Service” me vlerë të 50 mijë eurove

Kosova News
Kosova News 13:53 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucionet e vendit po vazhdojnë edhe sot aksionin e tyre për të luftuar zhvillimin e veprimtarive në kundërshtim me ligjet që po bëjnë disa subjekte afariste në Prishtinë.

Sot organet e rendit nga policia e prokuroria së bashku me ata nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut, janë futur brenda biznesit që për veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobilë.

Bëhet fjalë për mobil shopin “FITA Service”, i cili dje sikur të kishte kuptuar aksionin e institucioneve edhe nuk ishte hapur fare për punë. Por,  pas aksionit të djeshëm nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Inspektoratit të Tregut, ky biznes është bllombuar.

Kështu institucionet gjatë ditës së mërkurë për disa orë rresht kanë bërë kontrollim në mobil shopin “FITA Service”, nga i cili deri në momentin që po raportojmë janë konfiskuar rreth 60 telefona me vlerë të së paku 50 mijë eurove.

Ndërkohë që aksioni po vazhdon ende, KosovaNews nga burimet e saj brenda institucioneve të sigurisë mëson se konfiskimi është bërë pasi që telefonat nuk janë të mbuluar me dokumentacion dhe për rrjedhojë është e dyshuar prejardhje e tyre.

Krimet Ekonomike dhe Inspektorati i Tregut aksion të madh në mobishopet e Prishtinës

Kujtojmë se aksioni i madh në ‘Mobile shop’-e në Prishtinë nisi dje nga dhjetëra hetues policorë nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe inspektorë nga MINT, me ç’rast janë kontrolluar 31 dyqane.

Ndërsa nga aksioni i djeshëm janë sekuestruar 118 telefona të mençur, tre tabletë, dhe 11 airpods.

Në njoftimet e djeshme zyrtare u tha nga hetimet e mëhershme dhe të gjeturat gjatë kontrollimeve të fundit është krijuar dyshimi se bizneset (pronarët e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale – shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, – kontrabandimi i mallrave,  dhe – shmangia nga tatimi.

Policia jep detaje nga aksioni i Krimeve Ekonomike dhe Inspektorati i Tregut 

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Sërish shtyhet seanca konstituive
13:05 -08/08/2026
Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin
12:28 -08/08/2026
AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?