KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon Kollyn e Davenport, flasin për Njësinë e Përkthimit të ligjeve në gjuhët zyrtare
Politikë

Kurti takon Kollyn e Davenport, flasin për Njësinë e Përkthimit të ligjeve në gjuhët zyrtare

Kosova News
Kosova News 22:58 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, Komisionerin për Gjuhët, Slavisha Mladenoviq, ndërsa prezente në takim ka qenë edhe këshilltarja e Kurtit për komunitete, Elizabeth Gowing.


Kryeministri e falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën e Ambasadës zvicerane për përkrahjen dhe ndihmën për krijimin e kësaj Njësie, nëpërmjet së cilës do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës, shkruan KosovaNews.net

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për ndihmën e OSBE-së gjatë hartimit të koncept-dokumentit të kësaj nisme, si edhe për gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen gjatë implementimit të saj.

Ky është njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilët diskutuan rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, z. Slavisha Mladenoviq dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, znj. Elizabeth Gowing.
Kryeministri e falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën e Ambasadës zvicerane për përkrahjen dhe ndihmën për krijimin e kësaj Njësie, nëpërmjet së cilës do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës.


Me krijimin e Njësisë sigurohet respektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respekti për të drejtat e komuniteteve, por i kontribuon edhe sundimit të ligjit.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për ndihmën e OSBE-së gjatë hartimit të koncept-dokumentit të kësaj nisme, si edhe për gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen gjatë implementimit të saj.

Ambasadori Kolly ka uruar për fillim të mbarë të procesit për krijimin e Njësisë dhe ka mirëpritur veprimet e ndërmarra deri tani për krijimin e vendeve të reja të punës brenda Njësisë, si dhe krijimin e grupit punues brenda Zyrës së Kryeministrit, që do të merret me hartimin e rregulloreve të reja për Njësinë.


Ambasadori Davenport ka përgëzuar kryeministrin për interesimin dhe angazhimin e tij personal për të siguruar përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Ai e ka mirëpritur punën e Komisionerit për Gjuhët brenda Zyrës së Kryeministrit dhe të arriturat e deritanishme.


Gjithashtu, ambasadori Davenport e ka lavdëruar hapjen e Programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, si shembullin e vetëm në rajon ku studiohen gjuhët e Ballkanit, e që sipas tij, është mundësi shumë e mirë për trajnimin e kuadrove të ardhshme të përkthimit cilësor nga studentët që studiojnë gjuhën shqipe dhe ata që studiojnë gjuhën serbe.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

PDK: Jemi para Qeverisë, nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?