Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kroacisë.
Në një njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se në këtë takim po ashtu është biseduar për rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.
Kryeministri e falënderoi deputeten Lekaj-Përlaskaj për vizitën dhe kontributin e komunitetit shqiptar në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Kroacisë.

