Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka bërë të ditur se Bislimi do të takohen me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçcak, gjatë mbrëmjes të së hënës.
Kadiu ka bërë të ditur se detajet do të bëhen të ditur pas takimit përmes një komunikate për media.
“Zëvendëskryeministri Bislimi do ta takojë sonte z. Lajcak. Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, ka thënë Kadiu.
Lajçak pritet të bisedojë me liderët kosovarë për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.
Përveç me Bislimin, Lajçaku pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.


