KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltari i presidentes i reagon Dedajt: Presidentja nuk të shkarkoi, të hoqën shkeljet e tua…
Politikë

Këshilltari i presidentes i reagon Dedajt: Presidentja nuk të shkarkoi, të hoqën shkeljet e tua…

Kosova News
Kosova News 14:04 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj deklaratave të Gjergj Dedaj lidhur me presidenten, Vjosa Osmani duke e akuzuar se Dedaj ka zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra njësoj si të Serbisë për presidenten Osmani.

Sipas Kupinës, presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe Dedaj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës.

Në deklaratën e tij, Kupina e quan Dedajn një person që ka përdorur gënjeshtrën si mjet viktimizimi për të përfituar.

“Gjergj Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra lidhur me Presidenten Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia. Presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës.  Ti e di këtë, por s’të pëlqen ky fakt. Prandaj sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Gjergj Dedaj sot në Hagë flet për dëshmitë e mëhershme: S’kam qenë normal (VIDEO)

Ai ka thënë se presidentja Osmani nuk e ka hequr Gjergj Dedajn nga posti i tij për të emëruar bashkëshortin e saj në atë pozitë.

Kupina ka thënë se Dedaj ka shkelur ligjet dhe kriteret për të qëndruar në postin e tij.

Po ashtu, Kupina ka përmendur se bashkëshorti i presidentes Osmani as nuk është dhe as nuk ka qenë ambasador.

Në fund, Kupina ka akuzuar Dedajn për kërcënime me jetë që i ka bërë publikisht ndaj presidentes dhe familjes së saj dhe ka theksuar se ata janë ende në pritje të drejtësisë për këto kërcënime.

“Ne ende jemi në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj Presidentes dhe familjes së saj”, ka deklaruar Kupina.

Gjergj Dedaj, është dëshmitari i 33-të (me kodin W03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dedaj u pyet për karrierën politikë të tij ndër vite, ai u përgjigj duke thënë se nga pozita e fundit, ajo e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, u largua dhunshëm nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij, e vendosi në atë pozitë burrin e saj, Prindon Sadriun.

Gjergj Dedaj thotë në Hagë se i ka harruar shumë ngjarje nga viti 1998 (VIDEO)

Dedaj është ftuar nga Gjykata Speciale javën e kaluar në cilësinë e dëshmitarit.

Dëshmitari Dedaj edhe tani është duke u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gjergj Dedaj është politikan i njohur i cila ka mbajtur pozita të ndryshme në institucionet e Kosovës, ndërsa së fundit ka qenë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se Dedaj e kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi se e kishte arrestuar në vitin 1998, derisa po vizitonte civilët në fshatin Qirez të Skenderajt.

Ai disa herë pati paralajmëruar se do të fliste me më tepër detaje mbi rastin që ai e konsideronte krim.

“Hashim Thaçi ishte atëherë drejtor politik i UÇK-së. Ishte njeriu kryesor që në sekondën e parë që jemi ndaluar në Qirez duke folur me fshatarët për nevojat e tyre, për ndihma…Na ka ndaluar Hashim Thaçi me njerëzit e tij, personalisht ai. Thaçin s’e kam njohur kurrë përpara”, kishte shtuar Dedaj për KTV-në vite me parë.

Thaçi është i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime gjatë luftës.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 06/11/2023 06/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?