KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​UP-ja dhe Komuna e Gjakovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, përfitojnë studentët
Arsim

​UP-ja dhe Komuna e Gjakovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, përfitojnë studentët

Kosova News
Kosova News 20:01 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi, e cila përfshin ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi, e cila përfshin ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se marrëveshja u nënshkrua nga prijësit e të dyja institucioneve, rektori i UP-së, Naser Sahiti, dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Në fjalën e tij, rektori Sahiti tha se ky është memorandumi i tretë që UP-ja po e arrin me komunat e Kosovës dhe se përmes marrëveshjeve të nënshkruara së fundmi, institucioni që ai udhëheq po punon edhe më tej për avancimin tutje të veprimtarive shërbyese ndaj komunitetit.

“Kemi studentë nga Gjakova, të cilët është e rëndësishme të kryejnë praktika nëpër institucione të ndryshme, dhe ndërkohë edhe ju si komunë, por edhe studentët, do të përfitojnë nga ky partneritet. Mirëpo, interesi i këtij bashkëpunimi do të jetë edhe në kryerjen e analizave të ndryshme, studimeve apo dokumenteve, të cilat mund të shërbejë si ekspertizë për të dyja institucionet”, ka deklaruar rektori.

Këtë memorandum e mirëpriti edhe kryetari Gjini, teksa theksoi se e vlerëson lart profesionalizmin e UP-së.

“Jemi shumë të lumtur që po e firmosim një bashkëpunim të tillë me Universitetin e Prishtinës, sepse jam i bindur se implementimi i kësaj marrëveshjeje do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e performancës për të dyja palët nënshkruese”, tha Gjini.

Ujdia e arritur parasheh hartimin dhe zbatimin e përbashkët të projekteve, organizimin e forumeve profesionale në fushat relevante për palët, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore./kp/

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

TAGGED: Komuna, praktika
Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?