Ish-kryeministri i Kosovës dhe tani deputeti, Avdullah Hoti ka shpërndarë artikullin të mediumit “Fox News”, ku thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët.
Referuar këtij artikulli, Hoti ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që të sqarojnë nëse kjo është e vërtetë apo jo.
“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti. Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë”, shkroi Hoti.


