Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, si dhe familjarë, deputetë e zyrtarë të shtetit sot kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Zllatar.
Këto homazhe janë bërë në 7-vjetorin e vdekjes së tij.
Në nderim të Astrit Deharit, Vetëvendosje ka organizuar sot disa aktivitete. Në mbrëmje e së dielës, do të bëhet ndezje e qirinjve tek murali për Astrit Deharin, në qendër të Prishtinës.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.






