KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPK-ja i reagon Rrustemit të VV-së për deklaratat që kishte bërë dje
Politikë

KPK-ja i reagon Rrustemit të VV-së për deklaratat që kishte bërë dje

Kosova News
Kosova News 17:47 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar deputetit dhe kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Adnan Rrustemi.

Sipas KPK-së, Rrustemi në seancën plenare të kuvendit, të mbajtur dje, ka shpifur dhe ka propozuar iniciativën për shkarkimin e anëtarit të KPK-së, Agron Beka, duke vënë në lajthitje, sipas tyre, komisionin dhe deputetët, pa pasur argumente ligjore, por vetëm qëllim të realizimit të interesave politike për ndërhyrje në sistemin prokurorial, veçanërisht, sipas tyre, para proceseve të rëndësishme që janë në vazhdim e sipër.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të nderuar deputetë, ju njoftojmë se anëtari i KPK-së, z.Beka, për angazhimin e tij në KPK nuk ka asnjë vërejtje në ushtrimin e detyrës së tij, asnjë shkelje dhe aq më pak procedurë. I njëjti me punën e tij dhe profesionalizmin e treguar ka ndihmuar dhe po ndihmon sistemin prokurorial dhe KPK-në në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese”, thuhet në njoftim .

“Tendenca e djeshme nga deputeti në fjalë, duke mos e ruajtur aspak profesionalizmin, duke iniciuar procedurë për shkarkim në bazë të disa letrave nga disa njerëz të akuzuar tanimë nga Prokuroria, që fare nuk kanë të bëjnë me KPK-në dhe duke dashur që t’ia imponojë Kuvendit edhe informatat shpifëse dhe fyese, dëshmon se kjo urrejtje dhe tendencë është për të ndërhyrë në institucionin e pavarur dhe kushtetues – në Këshillin Prokurorial të Kosovës”, vijon në njoftim.

Më tej, KPK-ja i ka kërkuar Rrustemit që pretendimet me prova, të supozuara nga ai, t’i deponojë në organin e akuzës, me qëllim që të dalë e vërteta në pah.

“Nëse i njëjti nuk e bën një veprim të tillë dhe se pretendimet e z.Rrustemi nuk faktohen, atëherë ndaj tij do të ketë reagime ligjore”.

Ndër të tjera, sipas reagimit të tyre, “Këshilli Prokurorial i Kosovës, edhe një herë potencon se z.Agron Beka ka vepruar në kuadër të autorizimeve të veta si anëtar i KPK-së dhe këtë vlerësim nuk mund ta bëjë askush tjetër përpos organit ku punon dhe vepron”.

“Tendenca për të folur në emër të KPK-së dhe tendencat për t’i zbatuar qëndrimet e keqpërdoruesve të Fakultetit Juridik – UIBM në Mitrovicë, janë edhe një dëshmi se po tentohet të merret nën kontroll institucioni më i rëndësishëm kushtetues, i cili është themel për ta ruajtur sigurinë juridike në këtë vend”, përfundon njoftimi.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?