Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk po do të pranojë draft-statut të Asociacionit të propozuar nga emisarët por atë të “Zajednicës” të 2013-ës dhe se 2015-ës.
Në seancën e së premtes, Kurti i është drejtuar opozitës duke i thënë se “Vuçiqi po ju kërkon juve, ju do fort dhe nuk po pranon asgjë tjetër përveç asaj të 2013-ës dhe 2015-ës”.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiçi nuk e po e do draftin e Asociacionit nga emisarët, por po e do atë “Zajednicën” e 2013 dhe të 2015. Asgjë tjetër nuk po pranon. Ai po ju lyp juve, po ju do fort juve. Nuk po e do draft-statutin e Asociacionit nga BE, po ju do ju fort, po sjeni ju mo, jeni në opozitë”, ka thënë Kurti.

