KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Jemi në terr informativ, nuk e dimë a e keni pranuar Asociacion apo autonomi
Politikë

Abdixhiku: Jemi në terr informativ, nuk e dimë a e keni pranuar Asociacion apo autonomi

Kosova News
Kosova News 13:10 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se opozita dhe populli i Kosovës janë në terr informativ sa i përket draft propozimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se janë bërë gati dy javë  që nga akti i pranimit të këtij dokumenti nga Kryeministri i Kosovës.

Abdixhiku tha se “ndonëse në emrin e popullit të Kosovës, Kryeministri i vendit ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e Asociacionit, ne vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ”.

“Një dokument kaq jetik, i dakorduar tashmë në raport me Serbinë, vazhdon të mos shpaloset paraprakisht para popullit të Kosovës. Si Lidhje Demokratike e Kosovës, nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit kemi kërkuar qasje zyrtare në këtë dokument. Jo vetëm për deputetët e partisë sonë politike, por për të gjithë deputetët në këtë Kuvend. Një qasje e tillë nuk na është siguruar ende”, ka thënë Abdixhiku.

“Tani unë s’them se Asociacioni Kushtetues s’duhej bërë. Përkundrazi, them që keni bërë mirë që nga pozicioni i juaj refuzues, keni arritur në atë pranues; nëse gjithmonë bëhet fjalë për Asociacion Kushtetues e jo autonomi. Këtë ende nuk e dimë, dhe për të kuptuar këtë duhet parë dokumenti”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se sot në Kuvend është dashur të flitet për një materie të pranuar zyrtarisht, të shndërruar tani në obligim ndërkombëtar dhe pasi nuk mund të flitet për përmbajtjen, sipas tij, deputetet duhet të flasin për procesin dhe të hamendësojnë.

“Ky hamendësim bëhet edhe më i thellë kur kuptojmë se dy zyrtarë shtetërorë, Kryeministri dhe Presidentja, që kanë pranuar dokumentin në gjithë përbërjen e tij, kanë dhënë dy qëndrime kontradiktore në përmbajtje të tij. Gjersa Kryeministri pretendon se Statuti i Asociacionit të tij është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese – ose së paku kështu i kanë thënë atij – Presidentja, si pranuese e po të njëjtit dokument, shpalosë hezitimin e ngutisë për një cilësim të tillë. Dhe jo vetëm aq, njofton dërgimin e komenteve në Kushtetuese në rastin e parë, si shenjë e qartë e mospërputhjes me Kushtetutë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se ky draft propozim do të duhej të ndahej me partitë opozitare para se të pranohej.

“Për të pasur qartësi na duhet të shohim dokumentin. Për të parë dokumentin, duhet ta ndani atë me popullin e Kosovës. Ta ketë Serbia një dokument të tillë, para përfaqësuesve në Republikë është thjeshtë paradoks”, ka thënë Abdixhiku.

Krasniqi kritikon kryeministrin Kurti lidhur me drafin evropian të Asociacionit
Kryeministri Kurti: Vetëm nënshkrimi është garanci për zbatim të marrëveshjeve
“Nuk është Zajednica”, kryeministri Kurti pyet PDK dhe LDK pse Vuçiqi nënshkruajti me juve e jo me mua!

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Kosova News 03/11/2023 03/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?