Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar raportimin e tij para deputetëve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruaj për draft-statutin për Asociacion.
Ai po ashtu tha “A mundet PDK dhe LDK me tregu se si ka vepru me bind Vuçiqin për nënshkrim për marrëveshje, ai me mua nuk po nënshkruan”.
“Qëndrimin për përputhshmërinë draft-statutit do ta japë Gjykata Kushtetues, por unë do të japë disa vlerësime politike të mija: E para drafti në vlerësimin tim politik e ndërprenë trashëgiminë mosnjohjes që ishte në marrëveshjet 2013. Drafti ka qartësi sa i përket njohjes si një shtet i pavarur, me të cilin serbët do të jetojnë. Nuk është ‘Zajednica”, siç e parashihnin marrëveshjet e 2013 e 2015. Drafti e mbyllë hapësirën që serbë të ju jep ndjenja për një luftë territorial”, tha ai.
Kurti pohoi se draft-statuti e bën të qartë se vendi është republikë dhe e ardhmja është bashkëjetesa dhe kjo i bie që Serbia të heq dorë që serbët mund të kenë autonomi jashtë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.
Tutje, kryeministri Albin Kurti komentoi drafti-statutin për Asociacionin që ishte i gatshëm ta nënshkruajë në Bruksel, por tha se nuk mund të japë detaje pasi nuk i lejohet.
Ai ka thënë se ky draft-statut nuk është Zajednicë, pasi asisoj do të ishte e padiskutueshme.
“Unë sot, me aq sa mundem, do të flas rreth këtij propozimi, por pa detaje, sepse ndërkombëtarët kanë kërkuar ta respektojmë kërkesën për konfidencialitet. Ata duhet dhe do ta publikojnë për të ofruar më shumë transparencë në proces. Drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që ishte çimentuar në vitet 2013-2015, ka një qartësi sa i përket njohjes të Kosovës. Nuk është Zajednicë, asisoj do të ishte e padiskutueshme”, ka thënë Kurti.


