KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNDP: Mbi 44% e qytetarëve thonë se blejnë më pak e shpenzojnë më shumë se para dy vjetësh
Ekonomi

UNDP: Mbi 44% e qytetarëve thonë se blejnë më pak e shpenzojnë më shumë se para dy vjetësh

Kosova News
Kosova News 14:12 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e çmimeve në dy vjetët e fundit, sipas analizës së Pulsit Publik me titull “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”, të publikuar të enjten nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka thelluar varfërinë në Kosovë.

Menaxherja e projektit në UNDP, Alisa Hasani, e cila i ka prezantuar gjetjet e analizës ka thënë se 91.4 për qind e të anketuarve janë shprehur të shqetësuar me rritjen e çmimeve.

Ajo ka thënë se 44.1% e tyre kanë thënë se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para.

“91.4%, shprehën shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të rritjes së çmimeve në gjendjen financiare të familjes së tyre. 69.2% raportuan se duhej të bënin përshtatje me zakonet e tyre të shpenzimeve ose buxhetin në përgjigje ndaj çmimeve më të larta në vitin e kaluar. 44.1% e të anketuarve raportuan se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para, duke treguar uljen e fuqisë blerëse”, është shprehur Hasani.

Sipas saj 29% e të anketuarve kanë raportuar reduktimin e shpenzimeve të tjera ose shtyrje të pagesës së faturave.

“19.6% e të anketuarve raportuan se ishin shumë të shqetësuar për borxhin e akumuluar për shkak të kostoja e rritur e jetesës. 14.7% e të anketuarve raportuan se kjo rritje në koston e jetesës kanë ndikuar ndjeshëm në to aftësia për të shlyer borxhet ekzistuese”, ka deklaruar Hasani.

Nuno Queiros nga zyra e UNDP-së në Kosovë, ka thënë se rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovës. Sipas tij më të prekurat nga inflacioni janë familjet e cenuara.

Ai ka theksuar se nga të dhënat e këtij raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte, këto shpenzime për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50 për qind.

“Në kuadër të programit për pulsin publik kemi përgatitur një dokument, dëshmi nga tereni që tregon për inflacionin, kjo mendoj është shumë e duhur që ofron rekomandime që mund të merren si kundër masa. Rritja e krizës ka prekur konsumatorët më të cenueshëm. Në dhjetor të vitit 2022, inflacioni ka arritur 19.4 për qind në Kosovë dhe më të prekurit janë ata më ardhura të ulëta. Inflacioni ka prekur shumë familje në Kosovë. Më herët nuk ka pasur të dhëna për këtë. Varfëria në krahasim me vitin 2021 është thelluar. Inflacioni ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale”, ka deklaruar Queiros, raporton EO.

Anna Toness nga USAD-i, ka thënë se me problemin e rritjes së çmimeve është duke u përballur çdo vend i botës dhe se kjo analizë sipas saj, do t’i ndihmojë institucionet dhe partnerët në Kosovës që të hartojë politika për këtë çështje.

“Analiza e sotme do të tregojë për dinamikën e amvisërive në fazën e inflacionit. Këto janë probleme me të cilat po përballet çdo vend i botës. Informacionet që paraqitën sot do të ju ndihmoje institucioneve të Kosovës dhe partnerëve që të përdoren këto të dhëna për të hartuar aktivitete përkatëse”, është shprehur ajo.

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 02/11/2023 02/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?