Qytetarët që kanë amvisëri vetë-konsumatore tani mund të shesin energjinë e tepërt.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Energjinë e tepërt, qytetarët mund ta shesin në rrjet.
Sipas Rizvanollit, ligji i ri i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë parasheh që edhe procedurat e autorizimit për shitje të energjisë do të lehtësohen për qytetarët.
“Qytetarët e amvisëritë vetë-konsumatore tani mund të injektojnë (shesin) energjinë e tepërt në rrjet, dhe përparësi të tjera. Me ligjin e ri për BRE, edhe procedurat e autorizimit do të lehtësohen”, shkroi Rizvanolli.
Qytetarët e amvisëritë vetë-konsumatore tani mund të injektojnë (shesin) energjinë e tepërt në rrjet, dhe përparësi të tjera.
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) November 2, 2023
Me ligjin e ri për BRE, edhe procedurat e autorizimit do të lehtësohen. pic.twitter.com/RoO3DCQNlV


