KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kujton dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 34 vjetorin e rënies: Për ata dy që ishin një
Politikë

Kryeministri Kurti kujton dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 34 vjetorin e rënies: Për ata dy që ishin një

Kosova News
Kosova News 11:07 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti i ka kujtuar veprimtarët Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 34 vjetorin e rënies së tyre.

Sipas tij, idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje.

“Për ata dy që ishin një: për Afrimin dhe Fahriun! Nga një nëntor në tjetrin, vit pas viti, sot janë bërë 34 vite nga dita kur dy vdekje të përveçme në një rënie të përbashkët, i përjetësuan dy jetë njerëzore në një nyje të mirëlidhur në rrugën që na nxori deri te liria e Kosovës. Në Prishtinë, mes banesave të lagjes Bregu i Diellit, për shqiptarët e Kosovës u shenjua një vend i veçantë në rrugën e tyre për liri. Shenja e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! Ajo shenjë që e nderojmë edhe sot, siç e nderojmë çdo 2 nëntor në Breg të Diellit dhe ajo shenjë që e nderojmë çdo ditë në histori, kur kujtojmë dhe kultivojmë frymën që i bashkoi dhe i drejtoi Afrimin dhe Fahriun”, ka shkruar Kurti. 

Ai tutje ka thënë se në mesditën e 2 nëntorit të vitit 1989, policia serbe i rrethoi këta dy veprimtarë politikë shqiptarë, në një bazë ilegale të tyren në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në bllokun numër 3, në një bodrum në hyrjen numër 3. Të paepur në përpjekjen e përbashkët dhe të bindur në rezistencën e tyre për lirinë e Kosovës, këta dy shokë luftuan për orë të tëra atë ditë, derisa u vranë dikur natën vonë.

“Të dy ata kishin lindur në trevat e Llapit në vitet ’60, në të ’60-at e demonstratave: Fahriu më 1963 në Llaushë, kurse Afrimi më 1965 në Llugë. E kishin nisur aktivizmin e tyre në demonstratat e vitit 1981, kurse në demonstratat e vitit 1989, ata tashmë ishin bërë organizatorë demonstratash. I njihnin mirë rrugët që kishin ndjekur dhe fatet që kishin patur Fazli Greiqevci dhe Shaban Shala, Metush Krasniqi dhe Adem Demaçi, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, emra që përfaqësonin vetëdijen e rrugës së tyre për liri”, tha ai.

Andaj, sipas Kurtit deri në ditët e fundit para rënies, më 31 tetor dhe 1 nëntor 1989, Afrimi dhe Fahriu kishin organizuar demonstrata dhe u kishin prirë atyre bashkë me shokët e tjerë në Prishtinë. Kishin shpërndarë trakte dhe kishin planifikuar hapat e ardhshëm të lëvizjes ilegale. Po e zgjeronin grupin, po e forconin organizimin dhe po e rrisnin aktivizmin. Niveli i tyre i gatishmërisë, është qartazi i lexueshëm në aktin e tyre të fundit, kur edhe të armatosur luftuan për atë drejt së cilës ishin nisur që në rini, për lirinë e Kosovës.     

“Rasti i Afrimit dhe Fahriut ishte nga shenjat e para në dekadën e mbrame (1989 – 1999), në historinë e përpjekjes së shqiptarëve të Kosovës për t’u çliruar nga pushteti okupues i Serbisë. Veprimtaria e Afrimit dhe Fahriut deri në frymën e tyre të fundit, u bë shembull frymëzues për shokët e tyre dhe ata që më pas iu bashkuan grupeve ilegale në lëvizjen për çlirimin e Kosovës.

Lavdi jetës me përkushtim atdhetarie, veprimtarisë me shumë punë e aksione dhe rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?