KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri i AAK-së: Kur i duhet suksesi dalin me pamje, kur kanë ndonjë hall dalin me shifra
Politikë

Tahiri i AAK-së: Kur i duhet suksesi dalin me pamje, kur kanë ndonjë hall dalin me shifra

Kosova News
Kosova News 10:22 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahirika reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas protestës që mbajtën dje pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) para qeverisë.

Tahiri ka thënë përmes një postimi në Facebook se reagimet e kryeministrit dhe të ministrit, kanë për qëllim delegjitimimin e kërkesave të policisë.

“Paska reaguar edhe kryeministri e edhe ministri ndaj protestës së FIT-it, me të vetmin qëllim delegjitimimin e kërkesave të tyre. Mos harroni se Albini edhe Xhelali gjerë e gjatë, kanë ligjëruar për meritat e tyre dhe të Qeverisë, deri aty ku ka përmendur përmirësimet e kushteve të punës së policëve, sikur të bëhej fjalë për punonjës të administratës publike dhe jo për njerëz, që jeta e të cilëve shpesh u ekpozohet kërcënimit dhe rrezikut maksimal. Diçka që pas ngjarjeve në veri e dinë edhe fëmijët parashkollorë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, as Kurti e Sveçla nuk po e përmendin fare sakrificën e policisë natë e ditë në veri dhe si kanë ardhur deri te ajo pagë.

“Pa fije sinqeriteti Kurti e Sveçla ua përmenin pagën mesatare atyre që protestuan, që sipas tyre, për këtë vit paska arritur shifrën 2200 euro! Kryeministri e ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri te kjo shumë, pra nuk përmendin fare sakrificën e tyre natë e ditë në veri, në kohë me shi, e me stuhi”, ka vijuar ai.

Tutje Tahiri ka thënë se kur i “duhet suksesi” qeveria del me pamje ndërsa “kur ata kanë një hall, dalin me shifra”.

“Pra, kur i duhen pamjet e sukseseve të intervenimeve, dalin me foto e me pamje. Por, kur për një moment e kanë një hall, të njëjtit për të njejtit policë, dalin me një shifër, për të krijuar përshtypjen e rrejshme te qytetarët dhe publiku, që gjoja këta policë kanë pagë relativisht të mirë.Për besë, turp”, ka theksuar ai.

Ndryshe, pas protestës së NjSI-së, ministri Sveçla dhe kryeministri Kurti kanë deklaruar se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare që protestuan sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj duke llogaritur këtu pagën bazë dhe shtesat.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?