KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bushati: Serbia s’ka hequr dorë nga veprimet minuese ndaj shtetit të Kosovës
Politikë

Bushati: Serbia s’ka hequr dorë nga veprimet minuese ndaj shtetit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:23 -01/11/2023
Shpërndaje
epa06330748 Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati gives a press briefing at the end of the EU - Albania stabilisation and association council in Brussels, Belgium, 15 November 2017. The council reviewed relations between European Union and Albania. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET
Shpërndaje

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga  momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri me 24 shtatorë të këtij viti, të sulmit terroristë në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një pikë kulmore në situatën e tensionuar, jo thjeshtë të marrëdhënies së Serbisë dhe të Kosovës, por edhe në kontekstin e sigurisë në Kosovë dhe në impaktin që ka për të gjitha vendet e rajonit.

Kjo, sipas tij, edhe duke e analizuar sfidat me të cilat përballet mjedisi i sigurisë në Evropë, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe pas pushtimit të sajë nga ana e Vladimir Putinit.

“Është një fazë më e avancuar, ky sulm ky agresion në Kosovë siç jemi mësuar të shohim në të shkuarën apo siç kemi parë në rastin e Malit të Zi, ku ka pasur gjithmonë tentativa për të kundërshtuar apo sabotuar pushtetin e Gjukanoviqit, në forma nga më të ndryshmet, por nga ana tjetër ky episod i fundit shpresoj, i agresionit në veri të Kosovës, nuk duhet të na surprizojë, pasi që e dimë që Serbia nuk ka hequr dorë nga veprimet minuse për shtetin e Kosovës”, tha Bushati në “RTKPrime”.

Sipas tij, ky ishte një përshkallëzim i përpjekjeve të intensifikuara periudhën e fundit, që nisën me bojkotimin e institucioneve të Kosovës, nga ana e komunitetit serbë që jetojnë në veri, veprime të cilat në një  mënyrë apo tjetër inspirohen nga Beogradi zyrtarë. Edhe tërheqja e tyre nga institucionet, veprimet e dhunshme ndaj policisë, ndaj KFOR-it, ndaj EULEXIT, ndaj institucioneve të Kosovës, kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit.

“Mendoj që këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me paaftësimin e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar tejkalimin e një konflikti mesë Serbisë dhe Kosovës, që e ka gjenezën tek procesi  ende i papërfunduar i shpërbërjes së ish – Jogusllavisë, por jemi në kushtet kur siguria ka përparësi ndaj normalizimit të gjitha aspekteve, që e pasojnë procesin e normalizimit”, tha Bushati.

BE-ja gaboi në emërimin e përfaqësuesit të posaçme për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se është një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçme për të përfaqësuar dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesëm, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi ne jemi një territor evropian ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në atë lojën e madhe të shahit gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë”, tha ish-kryediplomati i Shqipërisë.

Sipas tij, nuk ka punë më të rëndësishme për shërbimin e jashtë të Bashkimin Evropian se sa konsolidimi dhe evropianizimi i këtij territori i këtij rajoni, që quhet Ballkani Perëndimor, prandaj mesazhi politik është i gabuar, në emrin e përfaqësuesi special për këtë çështje.

Bushati: Njohja e shtetit të Kosovës, pikënisje për Asociacionin 

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksi i Ohrit, sikundër edhe për marrëveshjet e  2013-ës dhe 2015-ës, tha se pikënisje për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb.

“Për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, logjika ime thotë se pikënisja duhet të vijë nga njohja e autoritetit të shtetit të Kosovës dhe këtu kemi precedanin e Kroacisë, pra duhet të njihet autoriteti i shtetit nga njerëzit e komunitetit, në rastin në fjalë, serb, që do të përbëjë këtë asociacion dhe mënyra se si kjo gjë do të përkthehet në tërësinë e angazhimeve”, sqaroi, mes tjerash, Bushati.

Ai shkoi më tej, duke sqaruar edhe më në hollësi të elaborimit të çështjes së Asociacionit, tha se për t’iu shmangur gabimeve, duhet marrë mësim nga pësimet e të tjerëve.

“Gjëja më e rëndësishme është pika më përcaktuese për të ardhmen e funksionimit,  jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Pse them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të  nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, deklaroi Bushati, përcjell KosovaNews.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?