KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajkoviq: BE-ja po kërkon nga Serbia njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës
Politikë

Trajkoviq: BE-ja po kërkon nga Serbia njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:25 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikania Rada Trajkoviq tha sot se Bashkimi Evropian po kërkon nga Aleksandar Vuçiq njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës, sepse siç tha ajo, e ka premtuar duke pranuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

“Mund të pritet që pas zgjedhjeve Vuçiq të përmbushë të gjitha obligimet që ka pranuar në Bruksel dhe Ohër, të cilat çojnë në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës. Sipas njohurive të mia, ai do të shpallë tashmë më 11 nëntor në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Paris se i njeh pasaportat dhe të dokumente të tjera të Republikës së Kosovës”, tha Trajkoviq.

Ajo theksoi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të sjellë në Beograd edhe një shkop dhe një karotë dhe se në fund do t’i kërkojë Vuçiqit të përmbushë gjithçka që ka pranuar në periudhën e kaluar.

“BE-ja nuk po i kërkon Vuçiqit asgjë që ai nuk e ka premtuar tashmë. Vuçiq me sa duket ka premtuar se do ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës dhe Albin Kurti ka pranuar të fillojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave”, tha ajo.

E pyetur se cilat do të jenë pasojat për serbët vendas nëse Beogradi de facto e njeh pavarësinë e Kosovës, Trajkoviq tha se Lista Serbe dhe autoritetet në Beograd ia lanë Prishtinës fatin e serbëve shumë kohë më parë.

“Nuk e di, në thelb, çfarë tjetër mund t’i japë Vuçiq Prishtinës që nuk e ka dorëzuar tashmë. Nuk e di se çfarë ka mbetur nga të drejtat tona në Kosovë, të cilat në thelb varen nga shteti i Serbisë. Në momentin kur pranoi pushtetin legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv të Kosovës, ai ia dorëzoi serbët Prishtinës. Duhet mbajtur mend se Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka votuar ligjin sipas të cilit të gjitha pasuritë e shtetit të Serbisë janë bërë pronë e Kosovës”, ka theksuar ajo.

Ajo shtoi se për momentin Serbia ka kompetenca vetëm në shëndetësi dhe arsim.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?