KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Euro thyen rekord të ri
Ekonomi

Euro thyen rekord të ri

Kosova News
Kosova News 16:01 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun theu sot një barrierë të re në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra për herë të parë në historinë e vet poshtë nivelit të 117 Lekëve dhe u këmbye me 116.97 Lekë.

Në këtë periudhë të vitit, mbiçmimi i Lekut ishte i pritshëm, për shkak të elementit të zakonshëm sezonal, të lidhur sidomos me turizmin. Kulmi i sezonit turistik shoqërohet edhe me një rritje të prurjeve të Euros në ekonominë shqiptare, duke ndikuar në zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj Lekut.

Por, këtë vit efekti sezonal nisi mbi një bazë edhe më të ulët të kursit Euro-Lek, duke thyer ditë pas dite rekorde të reja në rënie. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 4.5%.

Agjentët e këmbimit valutor e kanë shpjeguar forcimin e pazakontë të Lekut që prej fundit të vitit të kaluar me rritjen e shpejtë të turizmit, eksporteve dhe remitancave pas pandemisë, që kanë sjellë përmirësimin e Bilancit të Pagesave (sidomos në tremujorin I 20222), por edhe me prurjet e larta nga aktivitetet informale ose kriminale.

Leku i fortë në një periudhë inflacioni të lartë ndihmon në amortizimin e pjesshëm të rritjes së çmimeve nga tregjet e huaja. Duke qenë se Shqipëria importon mallra dhe shërbime kryesisht në Euro, forcimi i Lekut e ka zbutur pjesërisht rritjen e çmimeve të tyre. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, inflacioni me siguri do të kishte qenë më i lartë, në mungesë të forcimit të Lekut ndaj Euros. Zhvlerësimi i Euros ndikon pozitivisht edhe importet e shërbimeve dhe sidomos turizmin e shqiptarëve jashtë vendit.

Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ka një impakt negativ në sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos në sektorin e fasonerisë, sepse tkurr të ardhurat e tyre, të konvertuara në Lekë.

Mbiçmimi i Lekut ka ndikime të konsiderueshme edhe në bilancet e sektorit financiar, duke ulur vlerën ekuivalente të aktiveve dhe pasiveve në monedhën europiane. Kjo nënkupton një ngadalësim në ritmet e rritjes së kredive dhe depozitave në sistemin bankar.

Huamarrësit në valutë me ta ardhura në lekë janë të favorizuar, sepse po e blejnë më lirë valutën për të shlyer këstet e kredive, ndërkohë që individët me kursime në Euro po pësojnë rënie të vlerës së tyre, të shprehur në Lekë.

Leku fitoi ndjeshëm terren sot edhe në kursin e këmbimit me Dollarin Amerikan. Monedha amerikane zbriti në nivelin e 115.28 Lekëve, në rënie me 1.44 pikë në raport me vlerat e fundi të javës së kaluar. Kursi mes Dollarit dhe lekut reflekton në masë pak a shumë proporcionale lëvizjet e kursit të këmbimit mes Dollarit dhe Euros.

Në pjesën e parë të Korrikut, Dollari arriti për herë të parë në paritetin në kursin e këmbimit me Euron. Madje, në disa momente Euro ra edhe poshtë vlerës së 1 Dollari Amerikan. Kjo u reflektua në mbiçmimin e Dollarit ndaj Lekut deri në nivelin e 117.51 lekëve, niveli më i lartë qysh prej vitit 2017.

Në vazhdim, Euro ka rifituar lehtë terren. Sot monedha europiane këmbëhej afërsisht me 1.02 Dollarë. Kjo ka bërë që edhe kursi USD-LEK të pësojë një korrektim të lehtë në ulje. Megjithëse Dollari ka një peshë më të ulët në këmbimet tregtare të Shqipërisë, kursi i monedhës amerikane ngelet i rëndësishëm në raport me tregtimin e lëndëve të para, që në përgjithësi kuotohen në këtë monedhë.

Lëvizjet e kursit të USD impaktojnë importet dhe eksportet e këtyre produkteve dhe sidomos çmimet e shitjes së karburantit në vend.

Gjithashtu lexoni:

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?