KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu viziton marketet për respektimin e Udhëzimit për qeset plastike – tregon për gjobat
Ekonomi

Ministri Aliu viziton marketet për respektimin e Udhëzimit për qeset plastike – tregon për gjobat

Kosova News
Kosova News 11:41 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mëngjesin e së martës ka vizituar disa markete në kryeqytet për t’i njoftuar lidhur me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për qeset plastike.

Ai tha se ndryshimi nuk mund të ndodhë përnjëherë, por që nga vizitat në teren është vërejtur se ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ.

Aliu ka potencuar se kanë vizituar edhe pesë prodhues vendës të qeseve ku sipas tij, kushtet për t’u zbatuar ky Udhëzim janë të mundshme.

“Dje bëmë një vizitë tek prodhuesit në pesë pika të ndryshme. Kemi qenë në Prishtinë, kemi qen në Drenas, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë dhe kemi parë pesë prodhues të qeseve. Dy prej të cilëve janë më të vegjël të cilët nuk arrijnë me prodhuar atë mbi 50 micron, por e prodhojnë këtë qesen e hollë dhe atë nga 25 deri në 50. Dhe tre të tjerat i prodhojnë të gjitha. U siguruam një herë që prodhuesit munden dhe janë duke i prodhuar qeset si duhet. Tash mbete që t’i vizitojmë zinxhirët e marketeve të mëdha, pastaj marketet e vogla. Barra e këtij udhëzimi administrativ bie tek marketet”, tha ai.

Ministri me këtë rast ka shpjeguar edhe cilat qese janë me pagës dhe cila përdoren për pemë e perime dhe cilat për ti bartur produkte të tjera.

Aliu qëllimi i Ministrisë nuk është që të i’u shkaktoj dëme bizneseve, por që vendimi është i pakthyeshëm.

“Ky tranzicion nga situata në të cilin kemi qenë, nuk është i përnjëhershme, nuk mund të ndodh përnjëherë. Për shkak se e kuptojmë se të gjitha markete i kanë stoqet e veta. E shohë që akoma jo mirë ka filluar që të zbatohet. E jona është që fillimisht të bëjmë fushatë, sepse e kuptojmë që trazicioni ka ndikimet e veta dhe nuk duam që bizneset të dëmtohen. Por duhet ta kenë të qartë të gjithë, edhe prodhuesit edhe shitësit edhe qytetarët se ky është një tranzicion i pa kthim. E tërë javë do të jetë vizitë në teren”, tha ai, raporton EO.

Ministri tha se edhe inspektimet pas kësaj fushatë do të fillojnë, por që kur nuk dihet. Por sipas tij, e markete kanë filluar që të bëjnë porosi për këto qese.

“Pjesa e inspektimeve është e pa shmangshme. Nëse fillimisht do ti kemi inspektime vizitat tona të cilat janë të themi duke mirëkuptuar situatën e tranzicionit vjen një moment, e ai moment është shumë shpejt, unë mendoj që muaji dhjetor kryeinspektori i kësaj fushat jam vet. Se unë dal në markete dhe unë dal vete dhe blej në markete. Unë me radhë do të shkoj teke se cila dhe sa herë që mos të ketë zbatim unë vete ka me qenë inspektori që do të lajmëroj. Dhe kërkoj bashkëpunim nga të gjithë. Nuk mund të themi  datë, mund të fillojmë shumë shpejt. Inkurajues ishte dje fakti për mua sepse në secilën prej pikave që vizituam aty prodhoheshin qeset, qese edhe me logo edhe pa logo. E kuptova që zinxhirët e marketeve kanë filluar që t’i bëjnë porosit sipas Udhëzimit Administrativ. E para është e mundshme që të prodhohen këto qese, tash duhet me pa se sa po zbatohet dhe tjetra është se cila do të jetë vigjilenca e qytetarëve”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Kosova News 31/10/2023 31/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?