Zyra e Prokurorit të Specializuar, është duke kryer edhe sot bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.
Cak i bastisjeve nga ZPS-ja sot është shtëpia e njërit nga këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami.
Gjatë të hënës nga ZPS-ja u bastisen shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, i cili ka qenë edhe shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).


