Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj grevës së punëtorëve të “Trepçës”. Zyba ka thënë se minatorët dhe punëtorët tjerë që kanë ndalur prodhimin në Trepçë tash e 6 ditë duhet të mendojnë me kujdes se kujt i konvenon kjo “grevë”? Ai ka thënë se janë disa pyetje për të cilat publiku ende nuk ka përgjigje: Kush janë organizatorët e kësaj “greve”, e më tej, kush qëndron prapa gjithë kësaj?
Sipas tij, përderisa Bordi ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me kushtet e punës dhe ka garantuar që vlerësimi i perfomancës se Kryeshefit do të bëhet bazuar në fakte e argumente, ka përjashtuar mundësinë që vendimet të merren nën kërcënim e shantazh, siç po dëshirojnë disa.
“Pra, Trepça po thotë se punëtorët që kinse janë në grevë, po hyjnë e po dalin nga miniera rregullisht e po marrin ushqim nga persona të panjohur. Si e quani ju këtë? “Grevë urie”? “Grevë”? Apo bojkot e sabotim?
Janë disa pyetje për të cilat publiku ende nuk ka përgjigje:
Kush janë organizatorët e kësaj “greve”, e më tej, kush qëndron prapa gjithë kësaj?
Kush dhe sa saktë janë punëtorët e përfshirë? Sa prej tyre janë në të vërtetë minatorë, e sa janë inxhinierë e të tjerë që fare nuk punojnë në minierë e po shfrytëzojnë figurën e minatorit për të arritur qëllimet e tyre?
Kush po e financon ushqimin që po sillet aty dhe kush merr përgjegjësinë për sigurinë e këtij ushqimi? Po flitet se parmbrëmë kryesindikalisti u ka thënë punëtorëve se ushqimin po e financon një person i cili tani për tani dëshiron të mbetet anonim dhe se ai ka premtuar se “edhe po të zgjasë greva një muaj, unë do t’ju sjell ushqim”. Kush qenka ky person që ka interes kaq të fortë që të financojë sabotimin në Trepçë, dhe pse? Vetëm që të shkarkohet një Kryeshef? Apo të dëmtohet Trepça? Të sulmohet e shantazhohet Qeveria?” ka thënë deputeti Zyba.
Zyba ka thënë se minatorët dhe punëtorët tjerë që kanë ndalur prodhimin në Trepçë tash e 6 ditë duhet të mendojnë me kujdes se kujt i konvenon kjo “grevë”? Veçanërisht, përderisa Bordi ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me kushtet e punës dhe ka garantuar që vlerësimi i perfomancës se Kryeshefit do të bëhet bazuar në fakte e argumente, por ka përjashtuar mundësinë që vendimet të merren nën kërcënim e shantazh, siç po dëshirojnë disa.


