KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarata për Asociacionin dhe njohjen de-facto nga Serbia, Pollo: Ndërmjetësuesit e BE-së nuk arrijnë ta thonë kurrë këtë
Politikë

Deklarata për Asociacionin dhe njohjen de-facto nga Serbia, Pollo: Ndërmjetësuesit e BE-së nuk arrijnë ta thonë kurrë këtë

Kosova News
Kosova News 17:57 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikani shqiptar dhe ish-zëvendëskryeministri, Genc Pollo, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi si dhe deklaratën e përbashkët të liderëve të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian pas takimit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.

Pollo e ka konsideruar këtë si një ofertë të drejtë, derisa të krijohen kushtet për një njohje të ndërsjellë diplomatike.

“Kjo është një “quid pro quo” e drejtë. Derisa të krijohen kushtet për një njohje të plotë të ndërsjellë diplomatike. Puna është se duhej deklarata e përbashkët e liderëve të Gjermanisë dhe Francës për ta deklaruar këtë publikisht”, ka shkruar Pollo në rrjetin social “X”.

Politikani shqiptar ka thënë se lehtësuesit e dialogut nga BE-ja nuk arrijnë kurrë që të thonë një gjë të tillë, pavarësisht se kanë punuar me planin franko-gjerman prej dy vitesh.

Pollo thotë se edhe në konkluzionet e Këshillit të BE-së pas takimeve në Bruksel përmendet vetëm Asociacioni por jo edhe njohja de-facto nga Serbia.

Sipas tij, kjo vërteton edhe më tej dyshimet për mungesë të largpamësisë dhe për paragjykime nga lehtësuesit.

“Shpresojmë se kjo mund të korrigjohet, por vetëm nëse udhëzimet e rrepta nga drejtuesit do ta drejtojnë procesin në fazën tjetër”, ka shkruar Pollo.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?