Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar për vizitë në SHBA, është nderuar me dy çmime nga Komuna e Norwalk në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo gjithashtu ka qëndruar edhe me kryetarët e komunave të shtetin e Iowas, ku përmes një letre drejtuar presidentes Osmani kanë shprehur zotimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin me qytetet e Kosovës dhe qytetarët e saj.




