Me 62 vota pro është miratuar ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Vota kundër dhe abstenime për këtë ligj nuk ka pasur.
Kuvendi në seancën e saj plenare të cilën është duke e mbajtur ka miratuar edhe ligjin për Pronën Publike si dhe është shkarkuar kryesuesja me anëtarët e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.


