Pas një diskutimi nga deputetet në seancën e sotme është hedhur për votim edhe shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
Nga deputetet e pranishëm me shumicë votash prej mbi 60, me radhë janë shkarkuar që nga kryesuesja, mandej edhe anëtarët e tjerë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në fakt 62 deputetë votuan pro shkarkimit, asnjë kundër dhe dy abstenime.
“Konstatoj se Kuvendi ka shkarkuar kryesuese Selvete Grajqevci Pllana, 63 morën pjesë, 60 për, 3 abstenuan. Kuvendi shkarkon Gani Kastratin si anëtar te bordit me 64 vota, 60 për, 4 abstenuan. Kuvendi e shkarkoi Gani Maliqin me 64 në votim, 61 për, 3 abstenime. Kuvendi shkarkoi Rrezarta Pushkolli – Makolli”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.


