KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Roosemont: Shqetësim pas liberalizimit, rritja e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe azil
Politikë

Roosemont: Shqetësim pas liberalizimit, rritja e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe azil

Kosova News
Kosova News 23:43 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Zyrës për Migrim në Belgjikë, Freddy Roosemont, ka thënë se pas liberalizimit të vizave, shqetësimi kryesor i tij është se mund të ketë rritje të kërkesave për azil dhe kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Të njëjtë gjë thotë ta kenë parë edhe pas vendimeve për liberalizim të vizave për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, më 2009 dhe më 2010.

Ai ka thënë se për një sërë vjetësh, numri i kërkesave për azil ishte natyrshëm i lartë, ngase sipas tij, njerëzit donin të qëndronin më gjatë se 90 ditë, donin të gjenin mënyra për të qëndruar kohë më të gjatë në Belgjikë e kjo, sipas tij, nuk është ideja e liberalizimit të vizave.

“Shqetësimi im kryesor është se pas disa javësh do të shohim ngritje të numrit të kërkesave për azil, të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare, të cilën gjë e pamë njashtu edhe pas vendimeve për liberalizim të vizave për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, më 2009 dhe më 2010. Vijnë njerëz nga Siria, nga Afganistani, Palestina, vende që janë problemi dhe rreziku real, dhe qendrat tona të pritjes janë të mbushura tërësisht”, ka thënë ai ne ktv.

Ai ka thënë se në takime me institucionet në Kosovë, i është thënë se ekziston nevoja për informimin e publikut dhe se po e përgatisin një grup punues për këtë qëllim dhe se fushata informuese do të intensifikohet.

Roosemont ka thënë se ka besim në autoritetet e Kosovës.

Ka deklaruar se pezullimi i liberalizimit të vizave është procedurë e gjatë dhe nuk ka nevojë për frikësim sa i përket kësaj pjese.

Roseemont ka thënë se kosovarët janë të mirëpritur në Belgjikë për t’i vizituar familjarët ose për të shëtitur, por jo për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare.

“Mori kohë të gjatë, kjo është e vërtetë, por nuk mendoj se e keni humbur, ngase, natyrisht, nuk është vetëm sundimi i ligjit, janë gjithashtu edhe faktorë të tjerë që luajnë rol në këto lloj vendimesh. Faktorët e tjerë janë më shumë diplomatikë. Siç e dini, një numër shtetesh në BE janë paksa të frikësuara se pjesë të vendeve të tyre do të ndjekin shembullin e Kosovës dhe për këtë arsye i mendoni dhjetë vjetët si të gjatë, porse kështu….”, ka thënë ai. “Roosemont: Nuk mendoj se numri i njerëzve e luan ndonjë rol në këtë. Edhe sikur të ishin 3 milionë apo gjysmë milioni, ka më shumë të bëjë me frikën për një situatë të re dhe Kosova është një situatë e re në rrafshin ndërkombëtar”.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?