KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Austria, një ndër mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës
Politikë

Konjufca: Austria, një ndër mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës

Kosova News
Kosova News 23:11 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në pritjen solemne në nderim të Ditës Kombëtare të Austrisë, organizuar sonte në Prishtinë nga Ambasada e Austrisë.

Duke vënë në pah rolin dhe mbështetjen e Austrisë në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, kryetari Glauk Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur dhe forcuar gjatë viteve, përfshirë këtu fushën e ekonomisë, kulturës, arsimin, si dhe shumë sektorë të tjerë.

Tutje, kryetari Konjufca theksoi se rezultat i këtij thellimi dhe zgjerimi të marrëdhënieve është Agjencia e Zhvillimit të Austrisë, e cila ka mbështetur shumë projekte zhvillimore në Kosovë, që kanë çuar në investime dhe punësim.

Për më tepër, Konjufca tha se Austria është një nga mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me marrëdhëniet diplomatike mes parlamenteve të të dy vendeve, kryekuvendari tha se Kuvendi i Kosovës ka marrëdhënie jashtëzakonisht produktive dhe shumë të mira me Parlamentin austriak, duke përmendur po ashtu edhe grupet parlamentare të miqësisë.

Kreu i Kuvendit theksoi se partneriteti mes dy vendeve tona është dhe duhet të shërbejë si shembull i suksesit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një burim frymëzimi për të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?