KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lushaku-Sadriu e quan Gërvallën ‘ministre e paditur dhe e rrezikshme’
Politikë

Lushaku-Sadriu e quan Gërvallën ‘ministre e paditur dhe e rrezikshme’

Kosova News
Kosova News 22:03 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u ka vënë litarin ambasadorëve të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, ajo Gërvallën e ka quajtur si “ministre e paditur dhe e rrezikshme”, cila sipas Lushtaku-Sadriut, ka kapur për fyti e po e mban peng krejt korin diplomatik të Kosovës.

“Si asnjëherë në histori, ajo ua ka ndaluar ambasadorëve të Kosovës komunikimin me jashtë, veprimtaria kryesore që ata duhej të bënin. Duhet të keshë zell totalitar për të imponuar jotransparencën dhe kontrollin deri në këtë nivel. Duhet të jeshë amatore në diplomaci të lësh ambasadorët pa informacione minimale; pa mbështetje e pa ura komunikimi që do të përfitonte politika jonë e jashtme. Raportet e ambasadorëve tanë në SHBA dhe Gjermani flasin për një gjendje të mjerë të trajtimit nga Ministria e Gërvallës”, shprehet ajo.

E gjithë kjo thotë Lushaku-Sadriu po ndodhë në një kohë kur Kosova ka nevojë për ofensivë diplomatike, që afirmon të drejtën e Kosovës për qëllimet e saj; që merr njohje të reja; që thellon miqësi me shtetet mike; që siguron harmoni veprimesh në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe që hapë dyert e Kosovës nëpër kancelaritë botërore.

“Por jo, Kosova sot është e dënuar e nën sanksione! Kurti e Gërvalla thumbojnë diplomatë të huaj si rutinë ushqimi; e hedhin në rrjetet e tyre sociale si ‘perla’ për krenari. Krijojnë huti te qytetarët duke e vënë veten si viktimë. Krejt kjo në dëm të shtetit të Kosovës”, thotë tutje.

Lushaku-Sadriu konsideron se në politikën e jashtme, pasojat e dështimit janë të mëdha dhe afatgjata.

“Ndikimin negativ të veprimeve aktuale do të ndiejnë qytetarët për një kohë të gjatë, duke krijuar një ngarkesë të rëndë për të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?