KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohet skema një i punësuar për çdo familje, Murati jep detaje si mund të përfitohet mbështetja  
Ekonomi

Prezantohet skema një i punësuar për çdo familje, Murati jep detaje si mund të përfitohet mbështetja  

Kosova News
Kosova News 11:40 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shpalosur sot detaje lidhur me skemën e re të punësimit, që ka nisur së zbatuari Qeveria e Kosovës.

Murati ka thënë se nga sot  do të hyjë në funksion masa Qeveria për Familjet, që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e cila nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ky program ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, ai tha se kjo do të realizohet mes bizneseve, qeverisë dhe qytetarëve.

“Bizneseve do t’iu subvencionohet deri në 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro) për gjashtë muaj me radhë. Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës ofron listën e personave tek bizneset/entitetet të cilët pastaj përzgjedhin personin që do t’i angazhojë bazuar në nevojat dhe profilet e kërkuara”, tha Murati.

- Reklamë -

Ai tha se në rast se një kompani i ka 10 punëtorë, nëpërmjet kësaj mase mund t’i punësojë 3 punëtorë, që duhet të jenë të regjistruar në Agjencinë e Punës.

Ai theksoi se masa për punësim do të zgjasë aq sa është e nevojshme për familjet me asistencë sociale.

“Jemi të gatshëm që t’i mbulojmë të gjitha këto familje. Çështja tjetër me masa të tjera siç e keni pa një vendim për naftën tashme po ka efekt”, theksoi ai.

Kujtojmë se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se duhet bërë çmos që qytetarët të punësohen, të paktën një çdo familje të jetë një anëtar i punësuar.

“Ne e respektojmë edhe kushtetutshmërinë edhe ligjin dhe na duhet t’i dalim në ndihmë qytetarëve. Ju e dini që ne jemi zotuar për çdo familje të ketë një të punësuar. Këtë po e bëjmë, e kemi premtuar pra drejtësi dhe punësim. Me ministrat Murati e Hajdari, jemi në komunikim që të sjellim masa që i ndihmojnë qytetarët. Çmimi tavan për naftën ka dhënë rezultate, por duhet ta gjejmë mënyrën më të mirë, por të mos e shkelim kushtetutën”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Costa, Kosovës: Partneriteti ynë vjen me përgjegjësi

Pas takimit me Haxhiun, Costa i shkon Kurtit në Kryeministri

Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?