KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy, bien nga 2 milionë në rreth 400 mijë
Ekonomi

Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy, bien nga 2 milionë në rreth 400 mijë

Kosova News
Kosova News 11:27 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy kanë rënë nga 2 milionë nga viti 2019, në rreth 400 mijë në vitin 2021.

Kjo për faktin se Klinika e Syve në QKUK ka ulur numrin e pacientëve të referuar për trajtim jashtë institucioneve publike, shkruan KosovaNews.

Kështu ka bërë të ditur vet drejtori i Klinikës së Syve, dr. Ardian Shabani në një intervistë në emisionin Shneta në T7.

Ai ka thënë se shumica e pacientëve që kanë kërkuar trajtim jashtë QKUK-së, kanë qenë patologji të kirurgjisë së segmentit të pasëm të syrit.

“Kemi avancuar me këtë shërbim, në vitin 2019 kemi pasur 503 pacientë që kanë kërkuar trajtim jashtë, numri i pacientëve në vitin 2020 ka rënë në 193. Rënia më e madhe e pacientëve të referuar jashtë është në vitin 2021 me 103 pacientë”, ka thënë Shabani.

Ai ka treguar edhe vlerën e buxhetit që është shpenzuar për trajtimin e këtyre rasteve.

“Në vlera monetare në vitin 2019 MSH ka shpenzuar mbi 2 milionë euro. Në vitin 2020 shpenzimet kanë rënë në rreth 700 mijë euro, ndërsa në vitin 2021 pak më shumë se 400 mijë euro”, ka thënë Shabani.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për nevojat tjera që i ka klinika për të avancuar edhe me shërbime tjera. Më poshtë gjeni linkun e intervistës.

Gjithashtu lexoni:

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?