KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari Aliu takon kryetarin e Qarkut Unna, Shtimes i dhurojnë një kamion për mbledhjen e mbeturinave
Politikë

Kryetari Aliu takon kryetarin e Qarkut Unna, Shtimes i dhurojnë një kamion për mbledhjen e mbeturinave

Kosova News
Kosova News 10:46 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu është takuar me kryetarin e Qarkut Unna, Harmut Ganzke, ku janë dakorduar për dhurimin e një kamioni për mbledhjen e mbeturina për komunën e Shtimes.

Kryetari Aliu ka shkruar në Facebook se simbol i këtij ndërveprimi fillestar është dhurimi i një automjeti me kapacitet të lartë prej 26 tonelatash për mbledhjen e mbeturinave nga kompania më e madhe në Evropë – REMONDIS Group.

Postimi i plotë i kryetarit Qemajl Aliu:

Me kontribut të shefit të deputetëve të SPD-së nga Qarku Unna z. Harmut Ganzke, me kënaqësi të veçantë takuam Kryetarin e Qarkut Mario Löhr dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të rajonit në ambientin madhështor të Kështjellës Opherdickes.

Në një tryezë të përbashkët, u dakorduam për fillimin e bashkëpunimit reciprok ndërkomunal mes institucioneve tona – një bashkëpunim që kurorëzohet me benefite shumëdimensionale për Komunën tonë.

Simbol i këtij ndërveprimi fillestar është dhurimi i një automjeti me kapacitet të lartë prej 26 tonelatash për mbledhjen e mbeturinave nga kompania më e madhe në Europë – REMONDIS Group, ku e takuam edhe drejtorin gjeneral të kësaj korporate, Patrick Wicker.

Për më tepër, pjesë e temave shtesë të dakorduara ishte intensifikimi i bashkëpunimit në fushën arsimore, sportive, artistike dhe kulturore, ku të rinjtë tanë posedojnë talent të jashtëzakonshëm dhe ku Qarku Unna do të ofrojë infrastrukturë për zhvillim të aftësive të të rinjve tanë.

Falënderoj sinqerisht deputetin Ganzke, kryetarin Mario Löhr, drejtorin Mike-Sebastian Janke dhe nënkryetarët e Qarkut, Martin Wiggermann dhe Wilhelm Jasperneite për pritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar, nga i cili Komuna jonë do të ketë mundësi të shkëlqyeshme për progres në shumë fusha.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?