KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhja e kryetarit të ri nga Lista Serbe, Musliu: Vuçiqi vetëm i ndërroi dorëzat e duarve
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të ri nga Lista Serbe, Musliu: Vuçiqi vetëm i ndërroi dorëzat e duarve

Kosova News
Kosova News 15:25 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu një muaj pas sulmit terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vetëm e ka ndryshuar lidershipin në Listën Serbe.

Musliu në reagimin e bërë në platformën “X”, ka shkruar se Vuçiqi vetëm i ka ndërruar dorëzat e duarve dhe ka veshur të reja.

“Një muaj pas sulmit në Banjskë, ja ku jemi. Lista Serbe, shtrirja kriminale e Vuçiqit në Kosovë, nën presionin e madh publik, “zgjodhi” sot lidershipin e ri. Realiteti, është se Vuçiq vetëm i ndërroi dorëzat e duarve dhe i veshi ato të reja”, thotë ai.

Ndryshe, Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur si kryetar të ri, Zllatan Ellek. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në veri të Mitrovicës.

Në kuvend u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të partisë.

Ata janë: Dragisha Milloviq, zëvendësdrejtor i spitalit në veri të Mitrovicës, Ivan Zaporozhac, kryetar i Komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, Tanja Vujoviq, dekane e Fakultetit Ekonomik, dhe Dragana Antonijeviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës dhe drejtoreshë e Qendrës së Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

One month after #Banjska blitzkrieg – here we are. @srpskalista – #Vucic’s criminal extension in 🇽🇰, under heavy public pressure, “chose” today the new leadership, in a charade like this. The reality, it’s that Vucic only changed his hand gloves and put on the new ones. pic.twitter.com/DpJ5m0dUGk

— Agim Musliu (@agim_musliu) October 24, 2023
Zllatan Ellek, kryetar i ri i Listës Serbe

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?