KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani : Kurti ishte i burgosur i luftës që u torturua gati për vdekje, ndërsa Vuçiqi ministër i propagandës së Millosheviçit (Video)
Politikë

Osmani : Kurti ishte i burgosur i luftës që u torturua gati për vdekje, ndërsa Vuçiqi ministër i propagandës së Millosheviçit (Video)

Kosova News
Kosova News 00:28 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbyllje të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe po ashtu Rusisë.
“Dua të falënderojë të gjitha shtetet që kanë kontribuuar me punën e tyre për paqe e stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor. Me shtetet që kanë hezitime duam të punojmë me ju që të bëjmë gjërat më mirë. Në Kosovë ne besojmë se demokracia kurrë nuk është projekt i mbaruar. Është mjaftueshëm të dëgjosh fjalimin e Federatës Ruse prë të treguar se cila palë këtu po e thotë të vërtetën e cila palë po shpërndan gënjeshtra me makineri propaganduese. Rusia sërish përdor propagandën kundër njerëzve të Kosovës dhe atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, Ushtrimë Çlirimtare të Kosovës. Dallimi më i madh mes Kosovës dhe Serbisë është se ne nuk i druhemi drejtësisë. Kjo është arsyeja pse kemi themeluar Dhomat e Specializuara, pasi nuk duam të bëhet një ekuivalencë mes atyre që kanë kryer gjenocid dhe ata që kanë mbrojtur vendin tonë nga gjenocidi. Drejtësia do të ngadhënjejë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka përmendur edhe rastin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ishte i burgosur gjatë luftës.

“Dëgjuat Rusinë e Bërnabiqin duke folur për të ashtuquajturin ‘terror të Kurtit. Kuri është kryeministër i Kosovës, por ishte i burgosur lufte që u torturua gati për vdekje në burgjet e tyre. Derisa presidenti i Serbisë, ishte ministër i propagandës i Millosheviqit në atë kohë. Për të mos mjaftuar, edhe sot ata do të donin, siç e tha edhe Vuçiqi një natë më parë, që kurrë të mos e kishin lëshuar Kurtin të gjallë nga burgu. Por, prapë kryeministri i Kosovës ka zgjedhur dialogun. Në atë tavolinë në BE në njërën anë ke kryeministrin e Kosovës, një të burgosur lufte që u torturua gati për vdekje e në anën tjetër e ke një ministër propagande të regjimit që e torturoi atë. Por, ne kurrë nuk heqim dorë nga dialogu, si mënyra e vetme për të zgjidhur dallimet”, ka thënë Osmani. “Kosova është vend plotë me Mandela, Gandi e Martin Luther Kingë”. tha në përfundim Presidentja Osmani gjatë fjalimit të saj në OKB

Gjithashtu lexoni:

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?