KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së në New York kundër akteve luftënxitëse të Serbisë
Politikë

Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së në New York kundër akteve luftënxitëse të Serbisë

Kosova News
Kosova News 19:49 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pak orë para  seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar para selisë së OKB-së në New York, kundër terrorizimit dhe veprimeve luftënxitëse të Serbisë.

Parullat si “Serbia ka gjak në duar të veta. Ndaloni së mbrojtur kriminelët”, “Drejtësi për Afrim Bunjakun”, “Qëndroni kundër Terrorizmit”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”, janë shfaqur në protestë.

Po ashtu, kishte parulla ku kërkohej drejtësi për vëllezërit Bytyqi, dhe “Serbia është marionetë ruse”.

Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot ndër çështjet kryesore që do të trajtohen do të jenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksi i Implementimit (Ohër, 18 mars), por edhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës.

E komuniteti shqiptaro-amerikan ka kërkuar ndër të tjera që Serbia dhe udhëheqësit e saj të mbahen përgjegjës, por edhe të përfshirët tjerë në “aktet e agresionit” kundër Kosovës të sillen para drejtësisë. Në komunikatën e tyre gjithashtu thuhet se “rajoni është një fuqi baruti” dhe nëse nuk ndërhyhet me kohë, mund të shpërthejë “luftë e re në zemër të Evropës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt New Yorkut, ku do të përfaqësojë Kosovën në OKB.

Seanca e Këshillit të Sigurimit mbi raportin e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) pritet të fillojë në orën 15:00 me kohën lokale të New Yorkut, kurse në ora 21:00 me kohën lokale të Prishtinës.

Osmani para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Do të trajtoj zhvillimet e fundit në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?