KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flasin themeluesit e lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptar
Politikë

Flasin themeluesit e lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptar

Kosova News
Kosova News 17:28 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Të jemi vetëm shqiptar”, është motoja e lëvizjes për braktisjen e fesë islame , e formuar dy ditë më parë në qytetin e Deçanit.

Kjo lëvizje është formuar rreth 70 persona nga gjitha vendet shqiptare e të mbledhur në Deçan për të thënë se “Feja e Shqiptarit është Shqipëria” dhe se mendojmë vetëm shqip.

Vesel Lekaj dhe Saim Tahiraj janë të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” të së hënës së 23 tetorit, është sqaruar ideja e themelimit të kësaj lëvizje nga persona të profileve të ndryshëm nga e gjithë Kosova.

Vesel Lekaj, ka njoftuar opinionin rreth deklaratës së kësaj lëvizje dhe që rreth 70 persona ishin pjesëmarrës në themelimit të kësaj lëvizje të premten e 20 tetorit.

“Në tubimin e së premtës, datë 21.10.2023, një grup qytetarësh në Deçan, ku morën bashkë mendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës. U deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që e shkaktojnë sidomos segmentet e ndryshme të fesë islame dhe ortodoksizmit serbë. Deklarimi unanimisht se nga sot e tutje nuk jemi muslimanë”. Ky është një reagim se nuk kemi forma të tjera se do ti kundërvihemi e do të ketë kështu..demonstratë..kundër tyre..”, revolta jonë ka qenë ne spo mundemi me bo diçka, e që nuk jemi më këtu”.
Këto prononcim ishin njëzëri, nga ky grup rreth 70 vet, dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal”. “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, se mendojmë vetëm shqip, se në radhë të parë jemi shqiptarë, masanej mundemi me menu për forma të tjera.

“Pati mesazhe përkrahëse  nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismën, për të kaluar katalocizëm direkt, në rrënjët e tyre të hershme dhe respektivisht në identitetin dhe kulturën evropiane”, ka shtuar Lekaj.

Sipas Lekaj, shoqëria kosovare është ngulfatur nga ekstremi islam dhe që sipas tij, duhet të largohen dhe “e keqja” të luftohen nga mendimet.

“Një e keqe që luftohet,  një e keqe që luftohet me mendime, dhe kur e shohim se një shfaqje e ekstremit islam e ka ngulfat shoqërinë kosovare. E kemi konstatuar se ndërtohen xhamitë pa kritere, shkon tu e ngulfat shoqërinë”.

Ndryshe, Lidhja e Historianëve të Kosovës  “Ali Hadri” në Deçan ka reaguar ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”, duke e akuzuar për propagandë kundër fesë dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë”.

“Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës”, kanë përfunduar reagimin e tyre LHK-së dega në Deçan.

Më tutje Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka thënë se tubimi është keqpërdorur.

“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global” thuhet mes të tjerash në reagim./rtvd

Gjithashtu lexoni:

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?